n1/n3/n7/n8/n20/n28/n38/n40/n77: 26dBm, 5G NR Band: n41/n78:
29dBm, Bluetooth 2.4GHz: 20dBm, Wi-Fi 2.4GHz: 20dBm, Wi-Fi 5G:
5150-5250MHz: 23dBm, 5250-5350MHz: 23dBm, 5470-5725MHz:
23dBm, 5725-5850MHz: 14dBm, NFC 13,56 MHz: 42 dBμA/m @ 10 m
Авторски права © Honor Device Co., Ltd. 2024. Сите права се
задржани..
Shqip
Përpara se të përdorni pajisjen, shqyrtoni dhe shkarkoni
Udhëzuesin e shpejtë më të fundit në
https://www.hihonor.com/global/support/.
Informacionet e sigurisë
•
Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të dëgjimit,
mos dëgjoni në nivel të lartë volumi për periudha të gjata.
• Temperaturat ideale: 0°C deri në 35°C për përdorimin, -20°C
deri në +45°C për ruajtjen.
• Shmangni përdorimin e pajisjes në një vend me pluhur, të
lagësht ose të ndotur ose pranë një fushe magnetike.
• Rekomandohet përdorimi i përshtatësve të energjisë HONOR të
krijuar posaçërisht për pajisjen tuaj, ose çdo përshtatës tjetër i
energjisë që plotëson kërkesat e klauzolës Q.1 në IEC
62368-1/EN 62368-1.
• Gjatë karikimit, përshtatësi duhet të futet në një prizë afër dhe
lehtësisht të aksesueshme.
• Shkëputeni karikuesin dhe pajisjen nga prizat elektrike kur nuk
janë në përdorim.
• Ju lutemi këshillohuni me mjekun dhe prodhuesin e pajisjes për
të përcaktuar nëse përdorimi i kësaj pajisjeje mund të ndërhyjë
në funksionimin e pajisjeve tuaja mjekësore.
• Mos u përpiqni ta ndërroni vetë baterinë - kështu mund ta
dëmtoni baterinë, gjë që mund të shkaktojë mbinxehje, zjarr
dhe lëndim. Shërbimet në lidhje me baterinë e integruar në
pajisjen tuaj duhet të kryhen nga Honor ose një ofrues i
autorizuar shërbimi.
• Mbajeni baterinë larg zjarrit, nxehtësisë së tepërt dhe rrezeve të
drejtpërdrejta të diellit. Mos e vendosni mbi ose brenda
pajisjeve ngrohëse. Mos e çmontoni, modifikoni, hidhni ose
shtrydhni. Mos futni objekte të huaja brenda saj, mos e zhytni
në lëngje ose mos e ekspozoni ndaj forcave ose presioneve të
jashtme, pasi kjo mund të shkaktojë rrjedhje, mbinxehje, ndezje
apo edhe shpërthim të saj.
Informacione për riciklimin dhe hedhjen pas përdorimit
Simboli në produkt, bateri, literaturë ose paketim do të
thotë që produktet dhe bateritë, në fund të jetëgjatësisë së tyre,
duhet të dërgohen në pika të veçanta të grumbullimit të mbetjeve
të përcaktuara nga autoritetet vendore. Kjo do të sigurojë që
mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike (EEE) të riciklohen
dhe trajtohen në një mënyrë që ruan materialet e vlefshme dhe
mbron shëndetin e njerëzve dhe mjedisin. Për më shumë
informacion, ju lutemi kontaktoni autoritetet vendore, shitësin me
pakicë ose shërbimin e grumbullimit të mbetjeve shtëpiake ose
vizitoni faqen e internetit https://www.hihonor.com/.
Informacioni i ekspozimit ndaj radiofrekuencave
Për vendet që miratojnë kufirin SAR 2,0 W/kg mbi 10 gramë ind.
Pajisja përputhet me specifikimet e radiofrekuencës kur e përdorni
pranë veshit tuaj ose në një distancë prej 0,50 cm nga trupi juaj.
Vlera më e lartë e raportuar SAR: SAR për kokën: 0,81 W/kg; SAR
për trupin: 1,23 W/kg.
29