310
Shqip
-
Mos pastroni asnjë pjesë të produktit në enëlarëse.
-
Kjo pajisje është menduar vetëm për pastrimin e
dhëmbëve, mishrave të dhëmbëve dhe gjuhës.
-
Ndërpriteni përdorimin e pajisjes dhe konsultohuni
me dentistin/mjekun tuaj nëse pas përdorimit keni
gjakosje të tepërt, nëse gjakosja vazhdon edhe pas 1
jave përdorimi ose nëse keni shqetësime ose dhimbje.
-
Nëse keni kryer ndërhyrje kirurgjike në gojë ose në
mishrat e dhëmbëve gjatë 2 muajve të kaluar,
konsultohuni me dentistin tuaj përpara se të përdorni
pajisjen.
-
Nëse keni një stimulues kardiak ose pajisje tjetër të
implantuar, kontaktoni mjekun ose prodhuesin e
pajisjes së implantuar përpara përdorimit.
-
Nëse keni probleme mjekësore, konsultohuni me
mjekun përpara përdorimit të pajisjes.
-
Kjo është një pajisje kujdesi personal dhe nuk synohet
të përdoret nga pacientë të shumtë në klinika apo
institucione dentare.
-
Ndaloni përdorimin e kokës së furçës me fije të
shtypura ose të përthyera. Ndërroni kokën e furçës
çdo 3 muaj ose më përpara nëse shfaqen shenja
konsumimi.
-
Nëse pasta e dhëmbëve përmban peroksid, sodë buke
ose bikarbonat (të zakonshëm në pastat zbardhuese
të dhëmbëve), pastroni mirë kokën e furçës me sapun
dhe ujë përpara çdo përdorimi. Kështu parandalohet
krisja e mundshme e plastikës.
-
Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me produktet që
përmbajnë vajra esenciale ose vaj kokosi. Kontakti
mund të çojë në shkuljen e fijeve të furçës.
-
Karikojeni, përdoreni dhe ruajeni produktin në
temperaturë nga 32 °F / 0 °C deri në 104 °F / 40 °C.
-
Mbajeni produktin dhe bateritë larg zjarrit dhe mos i
ekspozoni ato në dritën e drejtpërdrejtë të diellit apo
ndaj temperaturave të larta.
-
Nëse produkti mbinxehet ose lëshon erë, ndryshon
ngjyrë apo nëse karikimi zgjat më shumë se zakonisht,
ndërpriteni përdorimin dhe karikimin e produktit dhe
kontaktoni me "Philips".