Télécharger Imprimer la page

Makita CV101DZL Manuel D'instructions page 101

Publicité

Përdorimi dhe kujdesi për jelekun
• Mos e përdorni jelekun nëse çelësi nuk e ndez dhe e fik
atë. Jelekët që nuk mund të kontrollohen me anë të
çelësit janë të rrezikshëm dhe duhet të riparohen.
• Mirëmbani jelekun. Kontrolloni për dëmtime të pjesëve
dhe për rrethana të tjera që mund të ndikojnë në
përdorimin e jelekut. Nëse jeleku është dëmtuar, çojeni
për ta riparuar përpara se ta përdorni.
• Përdoreni jelekun sipas këtyre udhëzimeve, duke
marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet. Përdorimi i jelekut për punë të ndryshme nga
ato të synuara mund të çojë në situata të rrezikshme.
• Nëse lidhja e siguresës është shkëputur, kthejeni
jelekun për riparim në qendrën tonë të autorizuar të
shërbimit.
• Kur nuk përdoret, ruajeni si më poshtë:
- Lëreni të ftohet përpara se ta palosni.
- Mos e rrudhosni pajisjen duke vendosur sende mbi
të.
• Ekzaminojeni pajisjen shpesh për shenja konsumimi
ose dëmtimi. Nëse ka shenja të tilla ose nëse pajisja
është keqpërdorur, kthejeni te furnizuesi përpara
përdorimit të mëtejshëm.
• Kjo pajisje nuk është synuar për përdorim mjekësor në
spitale.
Udhëzime të rëndësishme sigurie për
kutinë e baterisë
• Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar nga
prodhuesi. Një ngarkues i përshtatshëm për një lloj
pakete baterie mund të shkaktojë rrezik zjarri kur
përdoret me një paketë tjetër baterie.
• Përdoreni jelekun vetëm me paketat e specifikuara të
baterisë. Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund
të paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
• Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni të gjitha
udhëzimet dhe shenjat paralajmëruese në (1)
ngarkuesin e baterisë, (2) në bateri dhe (3) në
produktin që përdor baterinë.
• Mos e çmontoni kutinë e baterisë.
• Nëse koha e përdorimit është shkurtuar së tepërmi,
ndalojeni menjëherë përdorimin. Kjo mund të rezultojë
në rrezik mbinxehjeje, djegieje të mundshme, madje
edhe shpërthim.
• Në kushte sforcimi mund të dalë lëng nga bateria;
shmangni kontaktin. Nëse ju futen elektrolite në sy,
shpëlajini sytë me ujë të pastër dhe kërkoni menjëherë
ndihmë mjekësore. Kjo mund sjellë humbje të shikimit.
• Mos bëni qark të shkurtër në kutinë e baterisë:
1. Mos i prekni terminalet me materiale përcjellëse.
2. Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë në kuti me
objekte të tjera metalike, si gozhdë, monedha etj.
3. Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ndaj ujit ose
shiut.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë qarkullim
të madh rryme elektrike, mbinxehje, djegie të
mundshme dhe madje prishje.
• Mos e ruani jelekun, mbajtësen e baterisë dhe kutinë e
baterisë në vende ku temperatura mund të arrijë ose të
tejkalojë 50°C (122°F).
• Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse është shumë
e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht. Kutia e
baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
• Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose godisni baterinë.
• Mos përdorni bateri të dëmtuar.
• Ndiqni rregulloret lokale në lidhje me hedhjen e
baterisë.
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
• Mos e ringarkoni asnjëherë baterinë e ngarkuar
plotësisht.
Mbingarkimi shkurton jetëgjatësinë e shërbimit të
baterisë.
• Ngarkojeni kutinë e baterisë në temperaturë dhome
10°C-40°C (50°F-104°F).
• Lëreni kutinë e nxehtë të baterisë të ftohet përpara se
ta ngarkoni.
• Ngarkojeni kutinë e baterisë nëse nuk e përdorni për
një periudhë të gjatë (më shumë se gjashtë muaj).
• Për jetëgjatësi optimale, kutia e baterisë duhet të jetë
plotësisht e ngarkuar pas përdorimit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
EMËRTIMI I PJESËVE (Fig. 1)
1. Butoni i ndezjes
2. Xhepi i mbajtëses së baterisë (në pjesën e pasme)
3. Kablloja elektrike (brenda xhepit të mbajtëses së
baterisë)
4. Vrima për rripin
5. Mbajtësja e baterisë
(Shikoni pjesën e fundit të manualit të përdorimit për të
gjitha ilustrimet.)
SPECIFIKIMET
Modeli
Hapat për rregullimin e
temperaturës
Materiali
Foleja USB e furnizimit
me energji
Koha e përdorimit (orë)
E ulët
Mesatare
E lartë
Tensioni nominal (V)
Kutia e baterisë
• Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të
kërkim-zhvillimit, specifikimet e përmendura këtu mund
të ndryshojnë pa njoftim paraprak.
• Specifikimet dhe kutia e baterisë mund të ndryshojnë
nga njëri shtet në tjetrin.
• Koha e përdorimit mund të ndryshojë në varësi të llojit
të baterisë dhe të kushteve të përdorimit.
CV101D
3
Shtresa e jashtme dhe veshja
e brendshme:
- Najlon 100%
Pjesa anësore:
- Poliester 90%
- Material elastik 10%
Perimetri i vrimave të krahëve
dhe mbushja:
- Poliester 100%
DC 5 V, 2,1 A
Me bateri BL1040B
RRETH 14
RRETH 7,5
RRETH 4,0
DC 10,8 V
BL1015, BL1020B, BL1040B
101

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Cv101d