Télécharger Imprimer la page

Skil F0151609 Notice Originale page 77

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 9
• Mos e përdorni kurrë veglën në ose në afërsi të një
ambienti me mundësi shpërthimi
• Mos përzieni kurrë substanca të djegshme
• Mos zgjasni kurrë duart ose objekte të tjera në
kontejnerin e përzierjes gjatë procesit të përzierjes
• Mbani doreza mbrojtëse, një maskë për pluhurat,
rroba të ngushta dhe këpucë të forta
• Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani pajisje për mbrojtjen e veshëve
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët e duhur që mund të
merren nga shitësi i SKIL
• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
5 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
• Ndezje/Fikje 6
• Bllokimi i çelësit për përdorim në vazhdim 7
! kini parasysh forcat që ndodhin si rezultat i
bllokimit; mbajeni veglën fort me të dyja duart
dhe qëndroni në mënyrë të sigurt
• Kontrolli i shpejtësisë për ndezjen e butë 8
• Kontrolli i shpejtësisë maksimale 9
Me anë të rrotës C shpejtësia maksimale mund të
ndryshohet nga e ulët në e lartë
- ndizni veglën
- bllokoni çelësin
- rrotulloni rrotën C për të zgjedhur shpejtësinë
maksimale
• Struktura mbrojtëse0
- për mbrojtjen e veglës
- për drejtimin e veglës
- për uljen e veglës me lehtësi kur nuk është në punë
- montoni strukturën mbrojtëse D para përdorimit të
veglës për herë të parë
! mos e përdorni kurrë veglën pa strukturën
mbrojtëse
• Funksionimi i veglës
! sigurohuni që vegla të jetë e fikur
- montoni fletët e përzierjes F në boshtin rrotullues E si
në ilustrim !
- lidhni spinën me burimin e energjisë
- sigurohuni që kontejneri i përzierjes është i vendosur
në mënyrë të sigurt në dysheme
- zhysni helikën e përzierjes në substancën përkatëse
para se ta ndizni veglën, dhe më pas rritni
gradualisht shpejtësinë e përzierjes duke ushtruar më
shumë trysni mbi çelës A 2 (në mënyrë që substanca
të mos spërkatet rreth e rrotull dhe që pajisja të mos
mbingarkohet)
! fikni veglën vetëm kur fletët e përzierjes të jenë
në kontejnerin e përzierjes
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës @
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
! mbajeni gjithmonë pajisjen fort me të dyja duart
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes)
- pastroni gjithmonë përzierësin dhe pjesët funksionale
pas punës së përzierjes
- pastroni veglën me një copë të thatë dhe të butë (mos
përdorni produkte pastrimi ose tretës)
- pastroni të çarat e ajrosjes G 2 rregullisht me një
furçë ose me ajër të ngjeshur
! shkëputni spinën para pastrimit
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
MJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të
kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli 5 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
ZHURMA / VIBRIMI
• E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 89 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 100 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe
vibrimi <2,5 m/s² (shuma vektor i tre drejtime; pasiguria K
= 1,5 m/s²)
• Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund
të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i
mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
77

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

1609