1 Aktivizoni funksionin e Bluetooth-it në celular ose në pajisjen që do
të lidhet.
2 Hapni kapakun e kutisë së karikimit, brenda së cilës janë fiksuar kufjet.
Shtypni dhe mbani shtypur fushën e prekjes të kufjes së majtë ose të
djathtë për 3 deri në 5 sekonda derisa treguesi i gjendjes së karikimit
të baterisë të pulsojë në ngjyrë blu.
3 Kur të shfaqet në pjesën e sipërme të ekranit të celularit tabela e
lidhjes me "Çiftim të shpejtë" , prekeni për ta lidhur pajisjen. (Përkrahet
vetëm versioni 6.0 Android™ ose më i lartë dhe duhet bërë konfigurimi
i Bluetooth-it dhe i cilësimeve të informacioneve të vendndodhjes së
pajisjes mobile.)
4 Nëse nuk shfaqet tabela, përzgjidhni emrin "[LG-TONE-FP8]" nga
menyja e Bluetooth-it në celular dhe lidheni (për përdoruesit e pajisjeve
me sistem operativ iOS ose Android me version 5.0 ose më të ulët)
KUJDES: Në listën e pajisjeve Bluetooth të lidhura, emri
!
"LG-TONE-FP8_LE" nuk është emri i saktë i modelit me të cilin
synohet të bëhet lidhja. Verifikoni emrin e modelit në përdorim dhe
lidheni pajisjen mobile me modelin, emri i të cilit nuk ka "LE" .
350