KUJDESI PËR FURRËN TUAJ ME MIKROVALË
MJEDISI
1.
Përpara se ta pastroni, fikeni furrën dhe hiqeni spinën
nga priza në mur.
2.
Pjesën e brendshme të furrës mbajeni të pastër. Kur
spërkatjet e ushqimit ose lëngjet e derdhura ngjiten
në muret e furrës, fshijini me një leckë të lagur. Nuk
rekomandohet përdorimi i detergjentëve të ashpër ose
gërryes.
3.
Sipërfaqja e jashtme e furrës duhet të pastrohet me
një leckë të lagur. Për të parandaluar dëmtimin e
pjesëve funksionale brenda furrës, nuk duhet të
lejohet depërtimi i ujit në vrimat e ventilimit.
4.
Mos lejoni që të laget Paneli i Kontrollit. Pastrojeni me
një leckë të butë të lagur. Mos përdorni detergjentë,
gërryes ose pastrues me spërkatje në Panelin e
Kontrollit.
5.
Në rast se brenda ose rreth pjesës së jashtme të
derës së furrës grumbullohet avull, fshijeni me një
leckë të butë. Kjo mund të ndodhë kur furra me
mikrovalë përdoret në kushte lagështie të lartë dhe në
asnjë mënyrë nuk tregon keqfunksionim të njësisë.
6.
Herë pas here është e nevojshme të hiqni tavën prej
qelqi për ta pastruar. Tavën lajeni në ujë të ngrohtë
me shkumë ose në një lavastovilje.
7.
Unaza me rrotëza dhe pjesa e brendshme e furrës
duhet të pastrohen rregullisht për të shmangur
zhurmën e tepërt. Thjesht fshijeni sipërfaqen e
poshtme të furrës me një detergjent të butë, ujë ose
pastrues dritaresh dhe thajeni. Unaza me rrotëza
mund të lahet në ujë me pak shkumë sapuni ose në
lavastovilje. Avujt e gatimit mblidhen gjatë përdorimit
të përsëritur, por në asnjë mënyrë nuk ndikojnë në
sipërfaqen e poshtme ose në rrotëzat e unazës me
rrotëza. Kur ta hiqni për ta pastruar unazën me
rrotëza nga dyshemeja e brendshme, sigurohuni që ta
rivendosni në pozicionin e duhur.
8.
Hiqini aromat nga furra juaj duke përzier një filxhan
ujë me lëngun dhe lëkurën e një limoni në një tas të
thellë që mund të përdoret në mikrovalë. Vendoseni
në mikrovalë për 5 minuta, fshijeni dhe thajeni
plotësisht me një leckë të butë.
Në fund të jetës së saj, mos e hidhni pajisjen me
mbeturinat e zakonshme shtëpiake, por dorëzojeni në
një pikë zyrtare grumbullimi për riciklim. Duke vepruar
kështu, ju do të ndihmoni në ruajtjen e mjedisit.
277