Fushat elektromagnetike (EMF)
Hyrje
Përdorimi i synuar
Philips Sonicare Power Flosser
-
Për të shmangur mbinxehjen e baterive ose çlirimin e
substancave toksike apo të rrezikshme, mos e hapni,
modifikoni, shponi, dëmtoni apo çmontoni produktin
ose baterinë. Mos shkaktoni qark të shkurtër, mos i
mbingarkoni dhe mos i karikoni në drejtim të kundërt
bateritë.
-
Pajisja nuk përmban bateri të zëvendësueshme. Kur
bateria është në fund të jetëgjatësisë së saj, pajisja
duhet të asgjësohet në mënyrën e duhur. Shihni
seksionin "Riciklimi".
-
Për të shmangur ndonjë qark të shkurtër të baterive
pas heqjes, mos i lini kontaktet e baterive të takojnë
me sende metalike (p.sh. monedha, karfica, unaza).
Mos i mbështillni bateritë me fletë alumini. Mbrojuani
kontaktet me ngjitëse ose vendosini bateritë në një
qese plastike përpara se t'i hidhni.
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet
dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave
elektromagnetike.
Mirë se vini në "Philips"! Urime për pajisjen tuaj të re
"Cordless Sonicare Power Flosser". Për të përfituar
plotësisht nga mbështetja që ofron "Philips", regjistrojeni
produktin në philips.com/welcome.
Philips Sonicare Cordless Power Flosser (pajisja pa
kordon) është një shpëlarës oral që synon të heqë cipën
dhe mbetjet ushqimore midis dhëmbëve dhe në
sipërfaqen e tyre, në mënyrë që të reduktojë prishjen e
dhëmbëve dhe të përmirësojë dhe ruajë shëndetin e
mishit të dhëmbëve. Ky produkt është synuar për
përdorim konsumator shtëpiak dhe zakonisht përdoret të
paktën një herë në ditë. Përdorimi nga fëmijët duhet të
kryhet nën mbikëqyrjen e të rriturve.
1 Grykëz
293
Shqip