Télécharger Imprimer la page

Huawei ELI-NX9 Guide De Démarrage Rapide page 164

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 11
Temperaturat ideale të përdorimit janë 0°C deri 35°C.
Temperaturat ideale të ruajtjes janë -20°C deri +45°C.
Prodhuesit e stimuluesve kardiakë rekomandojnë që
të mbahet një distancë minimale prej 15 cm ndërmjet
një pajisjeje dhe një stimuluesi kardiak, për të mos
lejuar interferencat e mundshme te stimuluesi
kardiak. Nëse përdorni stimulues kardiak, mbajeni
pajisjen në anën përballë stimuluesit kardiak dhe
mos e mbani në xhepin e përparmë.
Mbajeni pajisjen dhe baterinë larg nxehtësisë së
tepërt dhe rrezeve të drejtpërdrejta të diellit. Mos i
vendosni mbi ose në pajisje ngrohëse, si furrat me
mikrovalë, sobat ose radiatorët.
Gjatë përdorimit të pajisjes respektoni ligjet dhe
rregulloret vendore. Për të reduktuar rrezikun e
aksidenteve, mos e përdorni pajisjen me valë gjatë
drejtimit të automjetit.
Gjatë fluturimit me avion ose menjëherë përpara se
të hipni në avion, përdoreni pajisjen tuaj vetëm sipas
udhëzimeve të dhëna. Përdorimi i një pajisjeje me
valë në një avion mund të ndërpresë rrjetet me valë,
të paraqesë rrezik për funksionimin e avionit ose të
jetë i paligjshëm.
Për të shmangur dëmtimin e qarkut të brendshëm të
pajisjes ose karikuesit, mos e përdorni pajisjen në një
vend me pluhur, të lagësht ose të ndotur ose pranë
një fushe magnetike.
Gjatë karikimit të pajisjes, sigurohuni që përshtatësi i
energjisë të jetë i lidhur në një prizë pranë pajisjeve
dhe të jetë lehtësisht i aksesueshëm.
Shkëputeni karikuesin dhe pajisjen nga prizat
elektrike kur nuk janë në përdorim.
Mos e përdorni, ruani ose transportoni pajisjen në
mjedise ku ruhen lëndë të ndezshme ose
shpërthyese (për shembull, në një pikë karburanti,
depo nafte ose impiant kimik). Përdorimi i pajisjes në
këto mjedise rrit rrezikun e shpërthimit ose zjarrit.
Mbajeni baterinë larg zjarrit dhe mos e çmontoni,
modifikoni, hidhni ose shtrydhni. Mos futni objekte të
huaja brenda saj, mos e zhytni në ujë ose lëngje të
tjera ose mos e ekspozoni ndaj forcës ose presionit të
jashtëm, pasi kjo mund të shkaktojë rrjedhje,
mbinxehje, ndezje apo edhe shpërthim të baterisë.
162

Publicité

loading