Télécharger Imprimer la page

SKIL MASTERS F0151023 Serie Notice Originale page 95

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 10
• Kontrolli i shpejtësisë maksimale 7
Me anë të rrotës C shpejtësia maksimale mund të
ndryshohet nga e ulët në e lartë
- ndizni veglën
- bllokoni çelësin
- rrotulloni rrotën C për të zgjedhur shpejtësinë
maksimale
• Zgjedhja e marshit mekanik
- vendosni çelësin e përzgjedhjes E 2 në shpejtësinë e
kërkuar
! aktivizoni zgjedhjen e marshit kur pajisja të jetë
duke punuar ngadalë
1 = SHPEJTËSI E ULËT
- forca e rrotullimit e madhe
- për shpime në diametra të mëdhenj
- për filetim femër
2 = SHPEJTËSI E LARTË
- forca e rrotullimit e ulët
- për shpime me diametër të vogël
• Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit 8
- kur është vendosur si duhet në pozicionin majtas/
djathtas, çelësi A 2 nuk mund të aktivizohet
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja
të jetë plotësisht e ndaluar
• Shpimi normal në krahasim me shpimin me goditje 9
! zgjidhni funksionin e shpimit vetëm kur pajisja të
jetë e fikur dhe spina e shkëputur
• Ndërrimi i puntove 0
- futeni punton sa më shumë në mandrinë
! mos i përdorni puntot me një bosht rrotullues të
dëmtuar
• Rregullimi i thellësisë së shpimit !
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës @
- përdorni gjithmonë dorezën ndihmëse G 2 (mund
të rregullohet sipas ilustrimit)
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- mbajini të hapura të çarat e ajrimit
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Për shpime në beton ose në gur, kërkohet një trysni e
vazhdueshme mbi trapano
• Kur shponi metale ferrore
- shponi paraprakisht një vrimë të vogël, kur kërkohet
një vrimë e madhe
- lubrifikoni herë pas here me vaj punton e shpimit
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes H 2)
! shkëputni spinën para pastrimit
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
MJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2002/96/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të
kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli # do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
DEKLARATA E KONFORMITETIT
• Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky
produkt i përshkruar në "Të dhëat teknike" është në
përputhje me standardet ose dokumentet e
standardizimit si më poshtë: EN 60745, EN 61000, EN
55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2004/108/
EC, 2006/42/EC, 2011/65/EU
• Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1),
4825 BD Breda, Holandë
05.07.2013
ZHURMA/VIBRIMI
• E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 93 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 104 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe
vibrimi ✱ m/s² (metoda e krahut-dorës; pasiguria K = 1,5
m/s²)
✱ kur shponi në metal 5,5 m/s²
✱ gjatë shpimit me goditje në beton 10,6 m/s²
• Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund
të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i
mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
95

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

1023