Menaxhimi i kartës SIM
•
Shërbimi 4G varet nga mbështetja e operatorit të rrjetit
tuaj celular dhe shpërndarja e shërbimeve përkatëse. Ju
lutemi, kontaktoni me operatorin tuaj celular për të
aktivizuar shërbimin 4G.
•
Shërbimi 4G mund të jetë i padisponueshëm në zona të
caktuara për shkak të interferencave në rrjet.
•
Nëse ky udhëzues nuk është në përputhje me përshkrimin
në faqen zyrtare të internetit, mbizotëron ky i fundit.
Për më shumë informacion
Nëse hasni ndonjë problem gjatë përdorimit të pajisjes suaj,
mund të merrni ndihmë nga burimet e mëposhtme:
•
Vizitoni https://www.hihonor.com për të parë informacionin e
pajisjes dhe informacione të tjera.
•
Vizitoni https://www.hihonor.com/global/support/ për
informacionin më të përditësuar të kontaktit për vendin ose
rajonin tuaj.
•
Shkoni te Settings dhe futni fjalët kyçe të mëposhtme në
kutinë e kërkimit për të parë informacionin përkatës. P.sh.
Legal information, Safety information, Authentication info,
Regulatory information.
Informacionet e sigurisë
Ju lutemi, lexoni me kujdes të gjitha informacionet e sigurisë
përpara se të përdorni pajisjen për të garantuar funksionimin e
saj të sigurt dhe të duhur dhe për të mësuar se si ta hidhni
pajisjen siç duhet.
Përdorimi dhe siguria
•
Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të dëgjimit,
mos dëgjoni në nivele të larta volumi për periudha të gjata.
168