Télécharger Imprimer la page

Electrolux EFB90937OX Manuel D'utilisation page 118

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 11
118
www.electrolux.com
Largësia minimale midis sipërfaqes
mbështetëse të eneve mbi pllakën e gatimit
dhe pjesës më të poshtme të oxhakut
thithës duhet të jetë jo më pak se 50cm në
rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më pak
se 65cm në rastin e kuzhinave me gaz apo
të përziera. Nëse udhëzimet e instalimit
të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë
një largësi më të madhe, duhet të mbahet
gjithnjë parasysh.
4. MIRËMBAJTJA
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi
ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun
nga rryma elektrike duke hequr spinën
ose duke ulur siguresës e përgjithshme
të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here
(të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që
kryehet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës),
si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për
pastrimin përdorni një leckë të njomë me
ilaç larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë
gërryese. MOS PËRDORNI ALKOL!
Kujdes! Mosrespektimi i rregullave
të pastërtisë së pajisjes dhe të
zëvendësimit të filtrave përbën rrezik
zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni
udhëzimet e dhëna. Shoqëria nuk
mban përgjegjësi për dëme të
mundshme tek motorri, për zjarre
të shkaktuara nga mosmirëmbajtja
apo nga moszbatimi i vërejtjeve të
mësipërme.
4.1 Filtri antiyndyrë - Filtri antiyndyrë
metalik duhet të pastrohet një herë në muaj
me detergjentë jo gërryes, me dorë ose me
makinë larëse me temperaturë të ulët dhe
me cikël të shkurtër. Kur lahet në makinë
larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të
çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit
nuk ndryshojnë aspak.
4.2 Type 20 LONG LIFE – Filtër prej
karboni aktiv që mund të lahet
Filtri prej karboni mund të lahet çdo dy
muaj me ujë të ngrohtë dhe detergjentë
të përshtatshëm ose në makinë larëse
në 65°C (në rastin kur lahet në makinë
larëse përdor ciklin e plotë të larjes pa enë
brenda).
Hiqeni ujin e tepërt pa e dëmtuar filtrin, më
pas hiqeni dyshekun e vogël të vendosur
në brendësi të shasisë prej plastike dhe
vendoseni në furrë për 10 minuta në 100 ˚C
për ta tharë përfundimisht.
Zëvendësojeni dyshekun e vogël çdo 3 vjet
dhe sa herë që lecka të jetë dëmtuar.
4.3 Type 15 - Filtër prej karboni aktiv që
NUK lahet
Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një
përdorimi pak a shumë të gjatë sipas llojit të
kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit
të yndyrës. Sidoqoftë është e nevojshme të
zëvendësohet të paktën çdo katër muaj.
NUK mund të lahet dhe të rivendoset.
(1*)
(3**)
(**) Type 15 - Type 20
(*) Type 20
(2*)
(4**)

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Efb60937ox