Vënia në punë e produktit
9. Ikona e ftohësit "Joker"
Kur përzgjidhni ikonën e ftohësit "Joker" duke
shtypur butonin FN (16) dhe pasi të shtypni butonin
OK (17), kabina "Joker" kthehet në kabinë ftohëse
dhe funksionon si ftohës.
10. Ikona e kabinës "Joker"
Shfaq ikonën e kabinës "Joker".
11. Ikona e ngrirësit "Joker"
Kur përzgjidhni ikonën e ngrirësit "Joker" duke
shtypur butonin FN (16) dhe pasi të shtypni butonin
OK (17), kabina "Joker" kthehet në kabinë ngrirëse
dhe funksionon si ngrirës.
12. Treguesi i ndërprerjes së energjisë/i
temperaturës së lartë/i paralajmërimeve për
gabimet
Ky tregues ndriçohet gjatë ndërprerjes së
energjisë, defekteve të temperaturës së lartë
dhe gjatë paralajmërimeve të gabimeve. Gjatë
ndërprerjeve të gjata të energjisë, temperatura më
e lartë e arritur në ndarjen e ngrirësit do të pulsojë
në ekranin dixhital. Pasi të kontrolloni ushqimet
që ndodhen në ndarjen e ngrirësit, shtypni
butonin e çaktivizimit të alarmit (19) për ta hequr
paralajmërimin.
13. Vendosja e treguesit të temperaturës në
celsius dhe farenhait
Shtypni butonin FN për shkuar te ky buton dhe
përzgjidhni "farenhait" dhe "celsius" duke shtypur
butonin OK. Kur të përzgjidhni tipin e dëshiruar
të temperaturës, treguesi i temperaturës në
"farenhait" dhe "celsius" do të ndriçojë.
14. Ikona e funksionit të pushimeve
Shtypni butonin FN (derisa të arrijë tek ikona e
çadrës) për të aktivizuar funksionin e pushimeve.
Kur shkoni tek ikona e funksionit të pushimeve, ajo
fillon të pulsojë. Në këtë mënyrë, mund të kuptohet
nëse funksioni i pushimeve do të aktivizohet apo
çaktivizohet. Kur shtypni butonin OK, treguesi
i funksionit të pushimeve ndizet (pa pulsuar)
dhe kështu funksioni i pushimeve aktivizohet.
Shtypni butonin OK për të çaktivizuar funksionin e
pushimeve. Në këtë mënyrë, treguesi i funksionit
të pushimeve do të fillojë të pulsojë dhe funksioni i
pushimeve do të çaktivizohet.
15. Treguesi i funksionit të ftohjes së shpejtë
Ky aktivizohet atëherë kur aktivizohet funksioni i
ftohjes së shpejtë.
16. Butoni FN
Duke përdorur këtë buton, ju mund të kaloni nga
njëri funksion që dëshironi të përzgjidhni në tjetrin.
Pasi të shtypni këtë buton, ikona, funksioni i së
cilës duhet të aktivizohet ose çaktivizohet, dhe
treguesi i kësaj ikone fillojnë të pulsojnë. Butoni FN
çaktivizohet nëse nuk shtypet për 20 sekonda. Për
të ndryshuar funksionet, duhet ta shtypni përsëri
këtë buton.
17. Butoni OK
Pasi kaloni nga njëri funksion në tjetrin duke
shtypur butonin FN, kur të anuloni ndonjë funksion
duke shtypur butonin OK, do të pulsojë treguesi
përkatës. Kur funksioni aktivizohet, ai mbetet
i aktivizuar. Treguesi vazhdon të pulsojë për të
treguar që ikona është e aktivizuar.
18. Butoni i funksionit të ftohjes së shpejtë
Ky buton ka dy funksione. Për të aktivizuar ose
çaktivizuar funksionin e ftohjes së shpejtë, shtypeni
atë për pak kohë (shpejt). Treguesi i ftohjes së
shpejtë do të çaktivizohet dhe produkti do të
kthehet në parametrat normalë.
19. Paralajmërimi i çaktivizimit të alarmit
Në rastin e alarmit të ndërprerjes së energjisë/
temperaturës së lartë, pasi të kontrolloni
ushqimet në ndarjen e ngrirësit, shtypni butonin e
çaktivizimit të alarmit për të çaktivizuar ikonën e
paralajmërimit për temperaturat e larta (12).
20. Rivendosja e filtrit
Filtri rivendoset (kthehet në vlerat e parazgjedhura)
kur butoni i çaktivizimit të alarmit (19) mbahet
shtypur për 3 sekonda. Ikona e rivendosjes së filtrit
fiket.
21. Ikona e funksionit ekologjik "eco fuzzy"
Shtypni butonin FN (derisa të arrijë tek ikona e
shkronjës "e") për të aktivizuar funksionin ekologjik
"eco fuzzy". Kur shkoni tek ikona e funksionit
"eco fuzzy", ajo fillon të pulsojë. Në këtë mënyrë,
mund të kuptohet nëse funksioni "eco fuzzy" do të
aktivizohet apo çaktivizohet. Kur shtypni butonin
21/34 SQ
Manuali i frigoriferit / i përdorimit