Informacione Për Paketimin; Paralajmërim Hca; Gjërat Që Mund Të Bëhen Për Kursimin E Energjisë - Beko RCNA366I40WN Notice D'utilisation

Table des Matières

Publicité

Informacione të paketimit
Materialet e paketimit të produktit janë
prodhuar nga materiale të riciklueshme
në përputhje me Rregullat Kombëtare për
Mjedisin. Mos i hidhni materialet e
paketimit së bashku me mbeturinat e
tjera ose ato shtëpiake. Çojini në pikat e
grumbullimit të materialeve të paketimit të
caktuara nga autoritetet lokale. Mos
harroni...
Çdo substancë e ricikluar është një
çështje e domosdoshme për natyrën dhe
pasuritë tona kombëtare.
Nëse doni të kontribuoni në ri-vlerësimin
e materialeve të paketimit, mund të
konsultoheni me organizatat
ambientaliste ose komunat ku ndodheni.
Paralajmërim HCA
Nëse sistemi i ftohjes të produktit tuaj
përmban R600a:
Ky gaz është i djegshëm. Prandaj, bëni
kujdes të mos dëmtoni sistemin e ftohjes
dhe tubacionet gjatë përdorimit dhe
transportit. Në rast dëmtimi, mbajeni
produktin larg nga substancat e
dëmshme të zjarrit të cilat mund të bëjnë
që këto produkte të marrin zjarr dhe
ajroseni dhomën në të cilën është
vendosur njësia. Injoroni këtë
paralajmërim nëse sistemi i ftohjes të
produktit tuaj përmban R134a.
Lloji i gazit i përdorur në produkt është
treguar në etiketën e tipit e cila ndodhet
në murin e majtë brenda frigoriferit.
Asnjëherë mos e hidhni produktin në zjarr
për ta hedhur.
Gjërat që mund të bëhen për
kursimin e energjisë
• Mos i lini dyert e frigoriferit të hapura
për një kohë të gjatë.
• Mos vendosni ushqime ose pije të
nxehta brenda frigoriferit.
• Mos e mbingarkoni frigoriferin në
mënyrë që të mos pengohet qarkullimi i
ajrit brenda frigoriferit.
• Mos e instaloni frigoriferin nën dritën
direkte të diellit ose pranë pajisjeve që
çlirojnë nxehtësi si për shembull furrat,
lavastoviljet ose radiatorët. Mbajeni
frigoriferin të paktën 30cm larg burimeve
që lëshojnë nxehtësi dhe të paktën 5cm
nga furrat elektrike.
• Bëni kujdes që ta mbani ushqimin në
enë të mbyllura.
• Për produktet me një ndarje ngrirësi;
Mund të mbani më shumë ushqime në
ngrirës kur e hiqni raftin ose sirtarin e
ngrirësit. Vlera e konsumit të energjisë e
treguar për frigoriferin tuaj është
përcaktuar duke hequr raftin ose sirtarin e
ngrirësit dhe nën ngarkesë maksimale.
Nuk ka asnjë problem të përdorni një raft
ose sirtar sipas formave dhe madhësisë
që ushqimeve që do të ngrihen.
• Shkrirja e ushqimeve në ndarjen e
frigoriferit do të sigurojë kursim energjie
dhe do të ruajë cilësinë e ushqimit.
Në rastin se nuk merren parasysh
informacionet që janë dhënë në këtë
manual përdoruesi, prodhuesi nuk do të
mbajë asnjë përgjegjësi për këtë.
7
SQ

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières