Përdorimi i produktit
1. Treguesi i ndarjes së ftohësit
Nëse dëshironi të caktoni temperaturën e
ndarjes së ftohësit, zgjidhni treguesin e ndarjes
së ftohësit me butonin 6.
2. Treguesi i statusit të gabimit
Ky tregues ( ) do ndriçohet në rast të
paralajmërimeve të temperaturës ose
sinjalizimeve të defekteve.
Kur temperatura e ndarjes së ngrirësit
rritet në një nivel kritik për ushqimet e ngrira,
ky tregues dhe ekrani i temperaturës
tregojnë në mënyrë të alternuar temperaturën
më të lartë dhe njësinë e temperaturës të
arritur nga ndarja e ngrirësit. Kontrolloni
ushqimet në ndarjen e ngrirësit Ky ekran do të
çaktivizohet automatikisht kur temperatura e
ndarjes së ngrirësit të ftohet
në një nivel të mjaftueshëm.
Ky tregues
( ) ndriçohet po ashtu kur ka një defekt të
sensorit. Kur ky tregues është i ndezur, ekrani i
temperaturës shfaq në mënyrë të alternuar "E"
dhe numra si p.sh. "1,2,3 ...".
Këta numra në ekran
informojnë personelin e shërbimit për gabimin.
3. Treguesi i rregullimit të temperaturës
Tregon temperaturën e caktuar të ndarjes
së ftohësit dhe të ngrirësit.
4. Butoni i funksionit të pushimeve
Shtypni butonin 5 të rregullimit të temperaturës
për
3 sekonda për të aktivizuar funksionin
e pushimeve. Kur është aktiv funksioni i
pushimeve
( ) ndizet treguesi, kur zgjidhet ndarja
e ftohësit, treguesi i temperaturës tregon
shkrimin «- -» dhe në ndarjen e ftohësit nuk do
të aktivizohet procesi i ftohjes. Ky funksion nuk
është i përshtatshëm për ruajtjen e ushqimeve
në ndarjen e ftohësit. Ndarja e ngrirësit do të
vazhdojë
të ftohë sipas temperaturës së caktuar.
Për ta anuluar këtë funksion, shtypni
përsëri butonin 5 të rregullimit të temperaturës
për 3 sek.
5. Butoni i rregullimit të temperaturës
Ai përdoret për të rregulluar temperaturën e
ndarjes së zgjedhur. Ndarja e ngrirësit mund
të ndryshohet në °18-C ...- °24C dhe ndarja e
ftohësit në °8C ... °1C.
6. Butoni i zgjedhjes së ndarjes
Përdorni butonin e zgjedhjes së ndarjes ( ) për
të ndërruar ndarjet e ftohësit dhe të ngrirësit.
7. Treguesi i ndarjes së ftohësit
Nëse dëshironi të caktoni
temperaturën e ndarjes së ngrirësit, zgjidhni
ekranin e ndarjes së ngrirësit me butonin 6.
8. Treguesi i modalitetit ekonomik
Tregon se frigoriferi po punon
në modalitetin e kursimit të energjisë. Ky
tregues ( ) do të aktivizohet
nëse temperatura e ndarjes së ngrirësit
caktohet në °18-C.
9. Treguesi i funksionit të pushimeve
Tregon se funksioni i pushimeve ( )
është aktiv.
Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
12 /35 SQ