Saeco Xelsis SUPREMA & DELUXE Mode D'emploi page 456

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 181
454
Shqip
6 Sigurohuni që ena "HygieSteam" të jetë montuar (Fig. 34) siç duhet dhe të jetë lidhur me makinën (Fig.
35). Vendosni tubin e qumështit te mbajtësi i tubit të qumështit.
7 Ndiqni udhëzimet në ekran për të nisur procesin e pastrimit të çmërsit. Procesi i pastrimit të çmërsit zgjat
rreth 30 minuta dhe përbëhet nga një cikël i pastrimit të çmërsit dhe një cikël shpëlarjeje.
8 Pas përfundimit të ciklit të pastrimit, duhet të shpëlani depozitën e ujit dhe qarkun e ujit. Ndiqni
udhëzimet në ekran.
9 Vendosni një filtër të ri "AquaClean" në depozitën e ujit dhe aktivizojeni atë (shih 'Aktivizimi i filtrit të ujit
"AquaClean" (5 min.)').
Këshillë: Përdorimi i filtrit "AquaClean" ul nevojën për pastrimin e çmërsit!
Çfarë duhet të bëni nëse ndërpritet procedura e pastrimit të
çmërsit
Mund të dilni nga procedura e pastrimit të çmërsi duke shtypur ikonën "On/Off" (Ndiz/Fik) në panelin e
kontrollit. Nëse procedura e pastrimit të çmërsit ndërpritet përpara se të përfundojë plotësisht, në
depozitën ose qarkun e ujit mund të mbetet pak lëng nga pastrimi i çmërsit. Në këtë rast, veproni si më
poshtë:
1 Boshatisni dhe shpëlani mirë depozitën e ujit.
2 Mbushni depozitën e ujit me ujë të pastër deri në treguesin e nivelit "CALC CLEAN (PASTRIMI I ÇMËRSIT)"
dhe ndizeni sërish makinën. Makina do të nxehet dhe do të kryej ciklin e shpëlarjes automatike.
3 Përpara se të përgatisni çfarëdo pije, kryeni një cikël shpëlarjeje manuale. Për të kryer ciklin e shpëlarjes
manuale, fillimisht mbushni depozitën e ujit deri në gjysmë me ujë të nxehtë dhe pastaj përgatisni 2
filxhanë me kafe të bluar paraprakisht pa shtuar kafe të bluar.
Shënim: Nëse procedura e pastrimit të çmërsit nuk ka përfunduar, makina do të kërkojë sa më parë një
tjetër procedurë pastrimi të çmërsit.
Kodet e gabimit
Më poshtë mund të gjeni një listë të kodeve të gabimeve që shfaqin probleme të cilat mund t'i zgjidhni vetë.
Mund të gjeni video udhëzuese në faqen www.saeco.com/care. Nëse shfaqet një tjetër kod gabimi,
kontaktoni me qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin tuaj. Për të dhënat e kontaktit, shikoni
fletëpalosjen e garancisë.
Kodi i
Problemi
gabimit
01
Është bllokuar hinka e
kafes.
03
Grupi i përgatitjes është i
papastër ose nuk është
lyer mirë me graso.
04
Grupi i përgatitjes nuk
është në pozicionin e
duhur.
Zgjidhja e mundshme
Fikeni makinën dhe hiqeni nga priza. Hiqni grupin e përgatitjes.
Më pas, hapni kapakun e enës së kafesë të bluar paraprakisht dhe
fusni bishtin e lugës. Lëvizni bishtin lart e poshtë derisa kafeja e
bluar që është bllokuar të bjerë poshtë (Fig. 28). Vizitoni
www.saeco.com/care për udhëzime të detajuara me video.
Fikni makinën. Shpëlani grupin e përgatitjes me ujë të pastër,
lëreni të thahet dhe më pas lubrifikojeni atë (shih 'Lubrifikimi i
grupit të përgatitjes'). Shikoni kapitullin "Pastrimi i grupit të
përgatitjes" ose vizitoni www.saeco.com/care për udhëzime të
detajuara me video. Më pas, ndizeni sërish makinën.
Fikni makinën. Hiqni grupin e përgatitjes dhe rivendoseni atë.
Sigurohuni që grupi i përgatitjes të jetë në pozicionin e duhur
përpara se ta vendosni. Shikoni kapitullin "Përdorimi i grupit të
përgatitjes" ose vizitoni www.saeco.com/care për udhëzime të
detajuara me video. Më pas, ndizeni sërish makinën.

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières