Skil 2900 Notice Originale page 122

Masquer les pouces Voir aussi pour 2900:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 11
- kini parasysh trashësinë maksimale të materialit si më
poshtë për të parandaluar dëmtimin e teheve:
KUR PËRDORNI KOKËN E GËRSHËRËVE PËR
MATERIALET E BUTA
pëlhura pambuku 3 mm
shajak 6 mm
lëkurë 4 mm
tapet (pjesa mbështetëse) 4 mm
veshje dyshemeje prej vinili 4 mm
karton me valëzime 6 mm
karton solid 2 mm
kërcelli i trëndafilit 4 mm
KUR PËRDORNI KOKËN E GËRSHËRËVE PËR
MATERIALET E ASHPRA
veshje dyshemeje prej vinili 4 mm
karton me valëzime 6 mm
karton solid 2 mm
shirita plastikë 1,8 mm
fletë plastike (PVC, etj.) 1,25 mm
fletë kallaji/alumini 0,4 mm
! mos prisni metale të tjera përveç fletëve të kallajit/
aluminit
- gjithmonë provojeni në fillim në një material të
padobishëm
! mos u përpiqni që t'i mprihni sipërfaqet e teheve
prerëse; ndërroni kokën e gërshërëve kur
konsumohen ose dëmtohen tehet prerëse
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
Për të punuar në vazhdimësi, mund të përdorni një
bateri tjetër për ta ndërruar (e disponueshme si aksesori
2610397159 i SKIL), gjë që ju lejon të karikoni një bateri
kur përdorni baterinë tjetër
Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
Mbajeni veglën dhe karikuesin të pastra
! hiqeni gjithmonë baterinë para pastrimit
- mos e zhysni në ujë pajisjen, karikuesin ose kokën e
gërshërëve
- pastrojeni pajisjen, karikuesin dhe kokën e gërshërëve
me një copë të njomë (mos përdorni solucione pastrimi
gërryese ose me hollues)
- mbajeni folenë M u në lidhjen e kokës së gërshërëve
të pastër nga pluhurat dhe papastërtitë, me anë të një
furçe të butë ose një cope të thatë
- mbulojini tehet prerëse me kapakun mbrojtës L 2 kur
ta lini pajisjen në magazinë
! hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë para
pastrimit
Nëse vegla/karikuesi kanë defekt pavarësisht kujdesit të
treguar në procedurat e prodhimit dhe të testimit, riparimi
duhet të kryhet nga një qendër për shërbimin pas shitjes
për veglat e punës të SKIL
- dërgojeni veglën ose karikuesin të paçmontuar së
bashku me provën e blerjes te shitësi ose qendra më
e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i
shërbimit i veglës janë të renditura në www.skil.com)
- në rast të një karikuesi me defekt, dërgoni edhe
karikuesin, edhe baterinë te shitësi ose te qendra e
shërbimit e SKIL
MJEDISI
Mos i hidhni veglat elektrike, bateritë, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin
e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të
mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi
në përputhje me mjedisin.
- simboli 9 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
ZHURMA / VIBRIMI
E matur në përputhje me EN 62841, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 73 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 84 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe
vibrimi 3,3 m/s² (shuma vektor i tre drejtime; pasiguria
K = 1,5 m/s²)
Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 62841; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të
rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke
i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
122

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

F0152900 serie

Table des Matières