f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta.
Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta
kanë më pak mundësi për t'u bllokuar dhe janë më të
lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot,
etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë
parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme
nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të
thata, të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe
sipërfaqet ku mbaheni, kur janë të rrëshqitshme, nuk
ju lejojnë ta menaxhoni dhe ta kontrolloni në mënyrë të
sigurt pajisjen në situata të papritura.
5) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN ME BATERI
a) Karikojeni vetëm me karikuesin e përcaktuar nga
prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm për një
lloj baterie mund të krijojë rrezik për zjarr kur përdoret me
një bateri tjetër.
b) Përdorni veglat e punës vetëm me bateritë e
përcaktuara respektivisht. Përdorimi i çdo baterie tjetër
mund të krijojë rrezik për dëmtime dhe zjarr.
c) Kur bateria nuk është në përdorim, mbajeni larg
nga objektet e tjera metalike si kapëset e letrës,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e
tjera të vogla metalike që mund të bëjnë lidhjen e
një terminali me terminalin tjetër. Lidhja e shkurtër
e terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose
zjarr.
d) Në kushte abuzimi, nga bateria mund të rrjedhin
lëngje; shmangni kontaktin me to. Në rast se ndodh
aksidentalisht kontakti, shpëlajeni me ujë. Në rast
se lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni edhe
ndihmë mjekësore. Lëngu i rrjedhur nga bateria mund
të shkaktojë acarime ose djegie.
e) Mos e përdorni një pako baterish ose një vegël
që është e dëmtuar apo e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të
paparashikuara, duke shkaktuar zjarr, shpërthim ose
rrezik për lëndimin tuaj.
f) Mos e ekspozoni një pako baterish ose një vegël
ndaj zjarrit ose temperaturës shumë të lartë.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose një temperature mbi 130°C
mund të shkaktojë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos e
karikoni pakon e baterive ose veglën jashtë gamës
së temperaturës që specifikohet tek udhëzimet.
Karikimi i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë
gamën së specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të
rritë rrezikun për zjarr.
6) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
b) Mos kryeni asnjëherë shërbimin për pakot e
baterive. Shërbimi për pakot e baterive duhet të kryhet
vetëm nga prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të
shërbimit.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR GËRSHËRËT ME BATERI
TË PËRGJITHSHME
•
Mos e përdorni pajisjen/ngarkuesin nëse është i dëmtuar;
çojeni te një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të
shërbimit të SKIL për një kontroll të sigurisë
•
Mos e lini veglën të punojë pa mbikëqyrje
•
Kjo pajisje nuk është një lodër; mbajeni larg nga
fëmijët
•
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
•
Mos e shtrëngoni veglën në një morsë
•
Mos e ekspozoni veglën/karikuesin/baterinë në shi
•
Mos e mbani ose varni karikuesin nga kordoni
•
Mos tërhiqni asnjëherë kordonin për ta shkëputur
karikuesin nga burimi i energjisë
•
Mbajeni kordonin e karikuesit larg nga nxehtësia, vaji dhe
anët e mprehta
AKSESORËT
•
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
PARA PËRDORIMIT
•
Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si
voltazhi që tregohet në etiketën e karikuesit (karikuesit e
kategorisë 230 V ose 240 V mund të lidhen gjithashtu me
një burim energjie 220 V)
•
Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi
dhe, në rast defekti, riparojeni nga një person i
kualifikuar; mos e hapni kurrë vetë pajisjen
GJATË PËRDORIMIT
•
Mbajini duart larg nga tehet prerëse kur janë në
lëvizje
•
Mbajini duart larg nga zona e prerjes; mos u zgjasni
kurrë poshtë materialit për asnjë arsye gjatë prerjes
Sigurohuni që asnjë material ose sipërfaqe poshtë zonës
•
ku po prisni nuk mund të dëmtohet nga tehet prerëse
•
Mbajeni pajisjen nga sipërfaqja e kapjes me izolim kur
kryeni një veprim ku tehet prerëse mund të bien në
kontakt me tela të fshehur; kontakti me një tel elektrik
do të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të pajisjes
të transmetojnë elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen
elektrike të përdoruesit
•
Në rast defekti elektrik ose mekanik, fikni menjëherë
pajisjen ose hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë
PAS PËRDORIMIT
•
Hiqeni baterinë nga pajisja para se të bëni ndonjë
rregullim ose të ndërroni ndonjë aksesor
NDËRRIMI I BATERIVE
• Ky karikues mund të përdoret
nga fëmijët e moshës 8 vjeç
e sipër dhe nga personat
që kanë kufizime fizike,
ndijore ose mendore ose
mungesë eksperience ose
njohurish nëse një person
përgjegjës për sigurinë e tyre
i monitoron ose i ka udhëzuar
për përdorimin në mënyrë
të sigurt të karikuesit dhe
ata i kanë kuptuar rreziqet
120