përkatëse (në rast të kundërt,
ekziston rreziku i gabimeve dhe i
dëmtimeve gjatë përdorimit)
• Monitoroni fëmijët (kjo do
të garantojë që fëmijët të mos
luajnë me karikuesin)
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi për karikuesin e
baterisë nuk duhet të kryhet
nga fëmijët të pamonitoruar
•
Përdorni vetëm karikuesin 2610S00080 ose 2610395914
nga SKIL dhe baterinë 2610Z08494 nga SKIL për këtë
vegel
Mos e karikoni asnjëherë baterinë në ambiente të
•
jashtme 4
•
Mos e karikoni baterinë në mjedise me lagështi ose të
njoma
•
Mos e përdorni karikuesin kur kordoni ose spina janë
të dëmtuara; kordoni ose spina duhet të zëvendësohen
menjëherë në një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të
shërbimit të SKIL
•
Mos e përdorni baterinë nëse është e dëmtuar; ajo duhet
të zëvendësohet menjëherë
•
Mos e çmontoni karikuesin ose baterinë
•
Bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr, prandaj
mos i digjni bateritë për asnjë arsye
Lejohet temperatura e ambientit (vegël/karikuesin/bateri):
•
- kur karikoni 0...+45°C
- gjatë punës –20...+50°C
- gjatë magazinimit –20...+50°C
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË KARIKUES
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Përdoreni karikuesin vetëm në ambiente të brendshme
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6 Transformatori izolues me siguresë ndaj defekteve
(burimi i energjsië ndahet automatikisht nga dalja e
transformatorit)
7 Fikje automatike kur karikuesi nxehet shumë (siguresa
termike shpërthen dhe karikuesi bëhet i papërdorshëm)
8 Polariteti i gabuar i lidhjes së karikuesit mund të shkaktojë
një rrezik (karikojeni baterinë vetëm me karikuesin e
përfshirë)
9 Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me
materialet e mbeturinave familjare
q Teknologjia NiMH siguron më shumë energji në një
mënyrë me më pak ndotje për mjedisin
PËRDORIMI
Ndezje/Fikje w
•
- ndizeni pajisjen duke e shtyrë përpara çelësin A
- bllokojeni çelësin për ta përdorur në vazhdimësi duke
e shtyrë çelësin A më tej përpara deri sa të kërcasë në
vendin përkatës
- fikeni pajisjen/zhbllokojeni çelësin duke e shtyrë prapa
çelësin A
•
Karikimi i baterisë e
- bateria e veglave të reja nuk është plotësisht e karikuar
- vëreni karikuesin J në prizën në mur
- futeni fishën e karikuesit K në bateri si në ilustrim
- drita e ngarkimit H do të ndizet duke treguar se bateria
është në karikim
- pas 3 orësh, veprimi i karikimit do të përfundojë dhe
bateria mund të përdoret
E RËNDËSISHME:
- gjatë karikimit, karikuesi dhe bateria mund të bëhen të
ngrohta në prekje; kjo është normale dhe nuk tregon
një problem
- mos e hiqni baterinë nga vegla kur ajo është në
përdorim
! një bateri që është e re ose nuk është përdorur
për një periudhë të gjatë nuk e zhvillon kapacitetin
e saj të plotë deri pas afro 5 ciklesh karikimi/
shkarikimi
- mos e karikoni vazhdimisht baterinë pas vetëm disa
minutash përdorim; kjo gjë mund të rezultojë në ulje të
kohës së përdorimit dhe të rendimentit të baterisë
- bateria duhet të mbahet e ndarë nga mjedisi natyral
dhe nuk duhet të hidhet si mbetje normale familjare
(simboli 9 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të lindë
nevoja për ta hedhur)
! para hedhjes mbroni terminalet e baterisë me
ngjitës të fortë për të parandaluar qarkun e
shkurtër
- nëse parashikoni periudha të gjata mospërdorimi të
veglës, është më mirë që ta hiqni karikuesin nga burimi
i energjisë
•
Ndërrimi i baterive r
- shtypni butonin G dhe hiqeni baterinë duke e rrëshqitur
- montojeni baterinë duke e rrëshqitur te pajisja deri sa të
kërcasë në vendin përkatës
•
Ndërrimi i kokave të gërshërëve t
! hiqeni gjithmonë baterinë nga vegla
- ngrijeni butonin B dhe mbajeni ndërkohë që hiqni
kokën e gërshërëve duke e rrëshqitur
- montoni kokën e gërshërëve duke e rrëshqitur në
pajisje, si në ilustrim, deri sa të kërcasë në vendin
përkatës
•
Funksionimi i veglës
- para se ta përdorni pajisjen, hiqeni karikuesin nga
priza dhe hiqeni pajisjen nga karikuesi
- hiqni kapakun mbrojtës të tehut L 2
- ndizni veglën
- lërini tehet prerëse që të punojnë lirshëm për disa
sekonda para se të filloni të prisni
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
- mund të realizohen me saktësi si prerje të drejta, ashtu
edhe prerje të harkuara
! tehet prerëse nxehen shumë gjatë përdorimit; mos
i prekni para se të ftohen
•
Prerja e materialeve y
- përdorni kokën e gërshërëve C 2 për prerjen e
materialeve të buta dhe elastike si letër, perde, tapete,
lëkurë, letër muri, plastikë vinili, letër varaku, etj.
- koka e gërshërëve C ka simbolin D 2 që tregon
materialet e buta dhe elastike
- prerja e materialeve të ashpra (si plastika e fortë
dhe fletët e kallajit) me kokën e gërshërëve C 2 do
t'i çmprehë tehet shumë shpejt; për këtë arsye ju
këshillojmë të përdorni kokën e gërshërëve E 2 (e
disponueshme si pjesë e aksesorit 2610397158 të
SKIL) për prerjen e materialeve të ashpra
121