Makita DML813 Manuel D'instructions page 146

Masquer les pouces Voir aussi pour DML813:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 12
Mos shikoni drejtpërdrejt te llamba e
ndezur.
Hapni këmbët e këmbalecit përpara se t'i
nxirrni nga shufra e zgjatimit.
PARALAJMËRIME
SIGURIE
LEXONI DHE NDIQNI TË GJITHA
UDHËZIMET E SIGURISË.
PARALAJMËRIM – Kur përdorni
këtë pajisje, duhet të ndiqen
gjithmonë masat paraprake të
mëposhtme:
1.
Për të reduktuar rrezikun e lëndimit, nevojitet
monitorim i afërt kur një produkt përdoret
pranë fëmijëve.
Mos prekni pjesët e nxehta, në mënyrë që të
2.
reduktoni rrezikun e djegieve. Lentja mund të
jetë jashtëzakonisht e nxehtë gjatë përdorimit dhe
menjëherë pas përdorimit.
3.
Përdorni vetëm aksesorët që rekomandohen
ose shiten nga prodhuesi.
Mos e përdorni pajisjen në shi ose borë.
4.
5.
Për të reduktuar rrezikun e goditjes elektrike,
mos e fusni pajisjen në ujë ose lëngje të tjera.
Mos e vendosni ose ruani pajisjen aty ku mund
të bjerë ose mund të tërhiqet në një vaskë ose
lavaman.
6.
PARALAJMËRIM: Për të reduktuar rrezikun
e lëndimeve, mos shikoni direkt te llamba në
punë ose mos e ekspozoni dritën ndaj syve.
Mund të ndodhë lëndim serioz i syve.
7.
Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, mbajeni larg
nga materialet e ndezshme gjatë përdorimit.
8.
Përdorni vetëm aksesorët që rekomandohen
ose shiten nga prodhuesi.
9.
Mos lejoni që diçka të mbulojë ose bllokojë
vrimat e ajrosjes së pajisjes. Mbajeni vrimën
gjithmonë të pastër për ftohje. Ndryshe, mund
të shkaktohet zjarr.
10. Mos e përdorni dorezën e transportimit për
ndonjë qëllim tjetër përveç transportimit të
pajisjes, si p.sh. për ta ngritur me pajisje
ngritëse.
11.
Kur e transportoni pajisjen, gjithmonë palosini
këmbët e këmbalecit. Në të kundërt, mund të
rrëzohet aksidentalisht.
12. Mbajeni pajisjen larg fëmijëve.
13. Gjithmonë vendoseni pajisjen në një vend të
niveluar dhe të palëvizshëm. Në të kundërt,
mund të rrëzohet aksidentalisht.
14. Mos e përdorni pajisjen kur ka erë të fortë. Në
të kundërt, mund të rrëzohet aksidentalisht.
15. Mos e përdorni pajisjen në atmosfera
shpërthyese, të tilla si prania e lëngjeve të
ndezshme, gazeve ose pluhurit.
16. Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shkëndijave apo
atmosferës gërryese etj.
17. Kur pajisja nuk është në përdorim, gjithmonë
hiqni kutinë e baterisë nga pajisja.
18. Ruajeni pajisjen në ambiente të mbyllura.
19. Mos e lani pajisjen me ujë.
20. Ruajini etiketat dhe pllakëzat udhëzuese
në produkt, ato përmbajnë informacione të
rëndësishme. Nëse nuk mund të lexohen ose
kanë humbur, kontaktoni me Qendrën e Shërbimit
të MAKITA për zëvendësim falas.
21. Shkëputni paketën e baterisë nga pajisja
përpara se të bëni rregullime, të ndryshoni
aksesorët ose të magazinoni pajisjen. Masa
të tilla parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e
ndezjes së pajisjes aksidentalisht.
22. Mos e modifikoni apo mos u përpiqni të
riparoni pajisjen ose paketën e baterisë
përveçse siç tregohet në udhëzimet e
përdorimit dhe kujdesit.
23. Mos e keqpërdorni pajisjen, si p.sh. mos e
rrëzoni ose godisni. Nëse veproni ashtu mund të
shkaktohet keqfunksionim ose lëndim.
24. Mos e prekni me duar të lagura karikuesin, as
spinën dhe kontaktet e tij.
25. Mos e karikoni baterinë në ambiente të
jashtme.
26. Kur pajisja nuk është në përdorim, palosini
gjithmonë këmbët e këmbalecit dhe mbylleni
shufrën për të reduktuar lëndimet dhe
dëmtimet.
27. Burimi i dritës që përmban ky ndriçues duhet
të zëvendësohet vetëm nga prodhuesi ose
agjenti i tij i shërbimit ose nga një person tjetër
i kualifikuar.
28. Kur pajisja përdoret në ambiente të jashtme,
vidat mund të përdoren për vrimat në këmbët
e këmbalecit si fiksim ndihmës. Kur lëvizni
pajisjen, lironi dhe hiqni vidat.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
1.
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i
përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të
shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një paketë
tjetër baterie.
2.
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
3.
Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni
larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset
e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose objektet e tjera metalike të vogla që mund
të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.
Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të
baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
4.
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni
edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria
mund të shkaktojë acarim ose djegie.
146 ALBANIAN

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

Dml814

Table des Matières