Télécharger Imprimer la page

Imetec Bellissima B25 Instructions page 44

Instructions et avertissements; lisseur

Publicité

I N S T R U K S I O N E T E P E R G J I T H E S H M E
PERSHKRIM I APARATURES DHE AKSESOREVE
a Displej LCD
b Tasti ON/OFF
I N S T R U K S I O N E T
KESHILLA TE DOBISHME
Eksperienca që shpejt do të akumuloni në përdorimin e pjastrës do t'ju shërbejë për të
përcaktuar me saktësi për sa kohë flokët tuaj duhet të qëndrojnë në formë për të patur efektin
e dëshiruar.
- Për të realizuar formën tuaj filloni gjithmonë nga pjesa e pasme e kokës, vazhdoni me
pjesën anësore dhe përfundoni në pjesën ballore.
- Gjatë përdorimit, gjatë ngrohjes dhe ftohjes, vendoseni pjastrën në sipërfaqe të lëmuara
dhe rrezistente ndaj nxehtësisë.
- Ndërsa po kryeni dhënien e formës kini kujdes të mos e afroni shumë pjastrën në zonat
e ndjeshme të fytyrës, në veshët, në qafë dhe në lëkurë.
- Pas përdorimit, lëreni pjastrën të ftohet krejtësisht para se ta vendosni në vënd.
Kujdes:
Pas përdorimit të pjastrës, sigurohuni që trupi i pjastrës të jetë krejtësisht i ftohur
përpara se të mbështillni fillin.
PERGATITJA E FLOKEVE
- Lani flokët siç është zakoni juaj dhe krihini duke shkoqitur nyjet.
- I thani plotësisht duke i kaluar me krehër nga rrënjët deri tek majat.
RREGULLIMI I TEMPERATURES
- Pjastra juaj është e pajisur me një sistem dixhital të rregullmit të temperaturës. Ky sistem
bën të mundur rregullimin e temperaturës së pjastrës në bazë të llojit të flokut tuaj dhe të
efektit që duhet realizuar, më shumë apo më pak të theksuar.
- Për të rregulluar temperaturën shtypni tastet c.
- Mund të zgjidhni temperaturën brënda një intervali nga 140°C deri në 200°C.
FUNKSIONIMI
- Lidheni pjastrën me korrentin e rrjetit.
- Shtypni tastin on-off b. Ndizet drita displej LCD a.
- Zgjidhni temperaturën e dëshiruar nëpërmjet tastit c.
- Brënda pak sekondave pjastra është gati për përdorim. Displej LCD a do të tregojë
temperaturën e zgjedhur në mënyrë të ndërprerë deri sa ajo të arrihet.
- Merrni midis gishtërinjve një tufë të hollë flokësh e pak voluminoze me të njëjtën gjatësi
të pjastrës dhe vendoseni midis dy pjastrave d.
- Me njërën dorë mbajeni tufën e flokëve të tensionuar dhe me dorën tjetër rrëshqisni
pjastrën e mbyllur nga rrënjët deri në majat. Temperatura mund të ndryshohet në çdo
moment.
- Pasi të përfundohen operacionet e shtrimit të flokëve, shuani pajisjen duke shtypur tastin
b.
Kujdes:
Eshtë e mundur që gjatë hekurosjes të krijohet avull; kjo për shkak të lagështisë së
tepërt të flokëve e cila avullon. Kjo nuk është e dëmshme për flokët, përkundrazi
është shenjë e rrespektimit të hidratimit të tyre natyral.
PASTRIMI
Pjastrat d mund të pastrohen vetëm me një copë të butë e të njomë:
- hiqni spinën nga rrjeti
- sigurohuni që pjastrat të jenë të ftohta
- pastroni sipërfaqen dhe lëreni të thahet
c Tasti i rregullimit të temperaturës
d Pjastra
E
P E R D O R I M I T
42
[Fig. Z]

Publicité

loading