• Ky produkt nuk është lodër. Mos i lini
fëmijët të luajnë me këtë produkt.
PËRDORIMI I PRODUKTIT
• Kur LEMO përdoret si kullë mësimore së bashku me setin e
kullës mësimore LEMO, ky produkt ka për qëllim të përdoret
nga fëmijët të cilët mund të qëndrojnë vetë në këmbë.
Ngarkesa maksimale 25kg (55lbs). Afërsisht nga mosha
1 deri në 5 vjeç*, gjatësia maksimale 110cm ose pesha
maksimale 25kg.
• Ju lutemi sigurohuni që ringu është në lartësinë e vitheve.
• Përdoreni këtë kullë mësimore vetëm mbi sipërfaqe të
sheshtë, të rrafshët dhe horizontale. Asnjëherë mos e ngrini
kullën mësimore mbi ndonjë strukturë ose tavolinë.
• Pakësoni rrezikun e dëmtimeve! Pozicionojeni kullën mësimore
larg nga sipërfaqet dhe lëngjet e nxehta, kordonët e dritareve
dhe kordonët elektrikë.
• Mos e përdorni kullën mësimore nëse ndonjë prej pjesëve të
produktit është prishur, grisur, mungon ose nëse produkti vetë
nuk punon siç duhet. Çojeni për riparim nëse ndodh ndonjë
nga këto.
• Ky produkt nuk është bërë për t'u përdorur ndërkohë që fëmija
është duke fjetur ose kur rri ulur.
MIRËMBAJTJA DHE PASTRIMI
• Përdoruesi është përgjegjës për mirëmbajtjen e zakonshme
të produktit.
• Kontrolloni rregullisht montimin e këtij aksesori.
• Të gjitha pjesët bashkuese duhet të jenë të shtrënguara dhe
të fiksuara mirë.
• Shtrëngoni vidat rregullisht, mundësisht 1-2 javë pas montimit
të karriges. Pas kësaj duhet të kontrolloni dhe shtrëngoni
përsëri vidat nëse është e nevojshme, p.sh. çdo muaj.
• Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale CYBEX. Përdorimi i
baterive të tjera mund të jetë i rrezikshëm.
• Mos i bëni asnjë modifikim produktit.
• Nëse keni ndonjë ankesë ose problem, ju lutemi të kontaktoni
furnitorin ose importuesin.
• Asnjëherë mos e mbani në ambient të lagësht.
• Sigurohuni që vatat antirrëshqitëse dhe sipërfaqet e drurit janë
të thata para se t'i vendosni mbi produkt. Ju lutemi t'i hiqni
vatat kur produkti nuk përdoret.
• Pastrojeni kullën mësimore me leckë të njomë dhe detergjent
të butë dhe thajeni mirë.
• Mos përdorni gërryes ose produkte me bazë etanoli për ta
pastruar karrigen.
• Hiqni menjëherë ujin ose lëngjet e tjera me një leckë të thatë.
• Mos e ekspozoni ndaj dritës direkte të diellit për tharje.
*Shiko udhëzimet e përdorimit
SQ
81