276
Shqip
Intensitetet
Hapat e parë
Karikimi i pajisjes "Cordless Power Flosser"
Për të aktivizuar ose çaktivizuar ritmin
Me pajisjen "Cordless Power Flosser" joaktive, shtypni
dhe mbani shtypur butonin e zgjedhjes së intensitetit
për 3 sekonda.
- Kur çaktivizohet, drita e treguesit të baterisë do të
pulsojë një herë në ngjyrë portokalli
- Kur aktivizohet, drita e treguesit të baterisë do të
pulsojë dy herë në ngjyrë të gjelbër
Deep Clean:
Ky modalitet përdor teknologjinë "Pulse Wave" për t'ju
udhëzuar dhëmbë pas dhëmbi, duke përdorur
pulsime të forta dhe të buta uji për një pastrim të
plotë.
Me teknologjinë "Pulse Wave", intensiteti i rrjedhës së
ujit rritet dhe zvogëlohet, duke bërë një pauzë të
shkurtër, gjatë së cilës mund ta kaloni grykëzën në
hapësirën tjetër midis dhëmbëve tuaj.
Pajisja "Cordless Power Flosser" vjen me tre cilësime
të ndryshme të intensitetit. Për të ndryshuar
intensitetin në cilësimin që preferoni, shtypni butonin
e intensitetit.
Shënim: Rekomandohet të filloni ta përdorni këtë
pajisje "Power Flosser" në intensitetin më të ulët dhe
ta rrisni intensitetin gjatë disa javësh.
Tërhiqni me kujdes dhe rrotulloni kapakun e folesë
1
së karikimit në pjesën e pasme të pajisjes "Cordless
Power Flosser" për të ekspozuar folenë e karikimit.