Funksionimi
Për të seleksionuar funksionet e oxhakut mjafton të preken butonat:
T1. Butoni ON/OFF motori i thithjes
T2. Butoni i përzgjedhjes së shpejtësisë (fuqia) e thithjes të ulët
Treguesi i ndotjes së filtrit të yndyrave
Kur drita ndriçon kryeni mirëmbajtjen e filtrit të yndyrave; pas kësaj shtypni për një
kohë të gjatë butonin T1 për të ndaluar ndriçimin (oxhaku në gjendjen ON).
T3. Butoni i përzgjedhjes së shpejtësisë (fuqia) e thithjes mesatare
Treguesi i ndotjes së filtrit me karbon
Kur ndizet, kryeni mirëmbajtjen nëse është instaluar, të filtrit me karbon; pas
kësaj shtypni për një kohë të gjatë butonin T1 për të ndaluar ndriçimin (oxhaku në
gjendjen ON).
T4. Butoni i përzgjedhjes së shpejtësisë (fuqia) e thithjes së lartë dhe Boost
Shtypni një herë për të përzgjedhur shpejtësinë (fuqinë) e thithjes së lartë (LED i
ndezur);
Shtypni akoma për të përzgjedhur shpejtësinë (fuqinë) e thithjes Boost (LED i
ndezur).
Shënime : Shpejtësia (fuqia) e thithjes Boost zgjat 5 minuta, më pas përcaktohet
Automatikisht shpejtësia (fuqia) e thithjes së lartë.
T5. Butoni i fikjes automatike (Timer) :
Shtypni këtë buton për të përcaktuar fikjen automatike të shpejtësisë (fuqia) të
thithjes aktive:
Shpejtësia (fuqia) e thithjes së ulët : 20 minuta
Shpejtësia (fuqia) e thithjes së mesme : 15 minuta
Shpejtësia (fuqia) e thithjes së lartë: 10 minuta
T6. Butoni ON/OFF ndriçimi
Aktivizimi i treguesit të ndotjes së filtrit të karbonit
Ky tregues zakonisht është i çaktivizuar. Për ta aktivizuar veproni si më poshtë:
Kur oxhaku është i fikur, shtypni dhe mbani të shtypur për një kohë të gjatë dhe
njëkohësisht T2 dhe T3: më parë ndizet T2, pastaj edhe T3, dhe një sinjal i
shkurtër akustik do të tregojë kur është kryer aktivizimi.
Çaktivizimi LED ndotja e filtrit të karbonit : përsërisni veprimin i përshkruar më
sipër, në fillim do të ndizen T3 dhe T2 më pas do të ndizet T2, dhe një sinjal i shkurtër
akustik do të tregojë kur është kryer çaktivizimi.
64