PËRDORIMI
• Çelësi i ndezjes/fikjes me 2 parametra të temperaturës 6
! kontrolloni nëse çelësi A 2 është në pozicionin
"0" para se ta vini në prizë
- ndizni pajisjen duke shtyrë çelësin A në pozicionin e
dëshiruar:
I = 50°C + rryma e ajrit 250-500 litra/minutë
II = 50°C ... 650°C, rryma e ajrit 250-500 litra/minutë
- kur ta përdorni për herë të parë, nga pajisja mund të
çlirohet pak tym; kjo gjë është normale dhe do të
ndalojë shpejt
- fikni pajisjen duke shtyrë çelësin A në pozicionin "0"
• Përcaktimi i temperaturës 7
- caktoni temperaturën e dëshiruar si objektiv në hapa
me 10°C duke shtypur lehtë butonat B
- shtyja e vazhdueshme e butonave B rrit/zvogëlon
vazhdimisht temperaturën objektive deri sa të
lëshohen butonat ose të arrihet temperatura minimale/
maksimale
- pasi të caktohet temperatura objektive, ekrani D
tregon temperaturën aktuale në rritje/rënie deri sa të
arrihet temperatura e dëshiruar (vetëm në pozicionin
"II")
- temperatura objektive do të ruhet në memorien e
pajisjes, në mënyrë që në çdo herë që ndizni pajisjen
ajo do të nxehet në temperaturën e fundit të zgjedhur
• Përcaktimi i rrymës së ajrit 8
- caktoni rrymën e ajrit e dëshiruar si objektiv në hapa
me 50 l/min duke shtypur lehtë butonat C
- ekrani D tregon përcaktimin aktual të rrymës së ajrit në
një grafik më shirita
• Përdorimi i përgjithshëm
- përcaktoni temperaturë e duhur duke provuar në një
pjesë që nuk duket në material; filloni me një
parametër të ulët të temperaturës
- temperatura bie kur rritet distanca midis daljes/gypit të
ajrit dhe materialit të punës
- temperatura e kërkuar varet nga materiali ku do të
punoni
• Përdorimi i palëvizur 9
- vendoseni pajisjen mbi pjesën e pasme në pozicion
vertikal
- sigurohuni që sipërfaqja të jetë e pastër dhe pa
pluhura; ajri i ndotur dëmton motorin
- sigurohuni që rryma e ajrit të jetë e drejtuar larg jush
- siguroni kordonin për të parandaluar tërheqjen e
pajisjes
- mos prekni daljen/gypin e ajrit
- sigurohuni që asgjë të mos bjerë në daljen/gypin e ajrit
- mbajeni me kujdes pajisjen me një dorë ndërsa e fikni
me dorën tjetër, dhe më pas lëreni që të ftohet
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës 0
- mbajeni pajisjen me një dorë
- mbajini të çarat e ajrimit F 2 të pambuluara
• Aksesorët standardë 2
- gypi i mbrojtjes së xhamit G (për shmangien e rrymës
së ajrit)
- gypi i rrafshët H (për zgjerimin e rrymës së ajrit)
- gypi i reflektorit J (për reflektimin e rrymës së ajrit)
- gypi i zvogëlimit K (për përqendrimin e rrymës së ajrit)
SHËNIME:
- të gjitha shembujt e përdorimit (përveç heqjes së
bojës mbi xham) mund të kryhen pa aksesorë;
sidoqoftë përdorimi i aksesorit të përshtatshëm e
thjeshton punën dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e
rezultateve
- kjo pajisje mund të përdoret e kombinuar me
aksesorët e tjerë normalisht të disponueshëm për
pistoletat më ajër të nxehtë
• Montimi/heqja e aksesorëve
- thjesht përshtatni aksesorin në daljen e ajrit L 2
- hiqeni një aksesor duke e tërhequr përpara pasi të jetë
ftohur
! montoni një aksesor vetëm kur dalja e ajrit të jetë
e ftohtë, kur çelësi është në pozicionin "0" dhe
kur spina është e shkëputur
- përdorni unazën e lëshimit të gypit E për heqjen e
lehtë të gypëve të nxehtë !
• Unaza varëse M @
- për magazinimin e lehtë të pajisjes
! lëreni pajisjen që të ftohet për të paktën 30
minuta para se ta magazinoni
• Kontrolli i vazhdueshëm i nxehtësisë (mbrojtja nga
mbingarkesa)
Mbron elementin e nxehjes nga dëmtimi kur pajisja është
e mbingarkuar pa u detyruar ta ndaloni dhe/ose ta lini të
ftohet për pak kohë
- kur temperatura ngrihet shumë, elementi i nxehjes
fiket vetë, kurse motori vazhdon të punojë dhe krijon
ajër të ftohtë
- kur temperatura të ketë rënë ndjeshëm (zgjat vetëm
disa sekonda), elementi i nxehjes do të ndizet
automatikisht
! kur pajisja fiket pas punës në një përcaktim të
lartë të temperaturës, dhe ndizet përsëri pas një
pushimi të shkurtër, mund të zgjasë pak para se
elementi i nxehjes të arrijë në temperaturën e
dëshiruar
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Heqja e bojës/llakut #
- përdorni një spatull të pastër, të mprehtë
- gërryejeni fort, kur boja të zbutet
- eksperimentoni për të përcaktuar gjatësinë e kohës që
duhet për të ushtruar nxehtësinë për rezultate
optimale
- gërryeni menjëherë bojë e zbutur ose ajo do të
forcohet përsëri
- mbani një kënd 30° deri në 40° midis pajisjes dhe
materialit
- hiqni bojën dhe copërat menjëherë nga spatulla për të
parandaluar ndezjen e tyre
- gërryeni me sipërfaqen e drurit, kur është e mundur
- mos e drejtoni rrymën e ajrit të nxehtë drejt të njëjtës
sipërfaqe për një kohë të gjatë
- hidhni mbetjet e bojës në mënyrë të sigurt
- pastroni plotësisht zonën e punës pasi të përfundoni
punën
! kini kujdes kur të hiqni shtresat e bojës në
ndërtesa të vjetra; në të kaluarën ndërtesa mund
të jetë lyer me bojë që përmban plumb, që është
shumë helmuese
104