116
www.aeg.com
Largësia minimale midis sipërfaqes
mbështetëse të eneve mbi pllakën e gatimit
dhe pjesës më të poshtme të oxhakut
thithës duhet të jetë jo më pak se 50cm në
rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më pak
se 65cm në rastin e kuzhinave me gaz apo
të përziera. Nëse udhëzimet e instalimit
të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë
një largësi më të madhe, duhet të mbahet
gjithnjë parasysh.
4. MIRËMBAJTJA
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose
mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga
rryma elektrike duke hequr spinën ose duke
ulur siguresës e përgjithshme të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here
(të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që
kryehet mirëmbajtja e fi ltrave të yndyrës),
si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për
pastrimin përdorni një leckë të njomë me
ilaç larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë
gërryese. MOS PËRDORNI ALKOL!
Kujdes! Mosrespektimi i rregullave të
pastërtisë së pajisjes dhe të zëvendësimit
të fi ltrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes
që të zbatoni udhëzimet e dhëna.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme
të mundshme tek motorri, për zjarre të
shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga
moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.
4.1 DF 4160
Xhami mund të hiqet dhe të pastrohet me
një detergjent për xhama.
Për të hequr xhamin:
1. Hiqni fi ltrin e yndyrërave
2. Shtypni lehtë xhamin nga jashtë me
drejtim nga poshtë duke e bërë që të
rrëshqasë përpara.
3. Hiqeni xhamin duke e rrotulluar lehtë.
Pasi ta keni pastruar vendoseni duke vepruar
po njëlloj, por anasjelltas.
4.2 Filtri antiyndyrë
Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet
një herë në muaj me detergjentë jo
gërryes, me dorë ose me makinë larëse
me temperaturë të ulët dhe me cikël të
shkurtër. Kur lahet në makinë larëse, fi ltri
antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por
karakteristikat e tij të fi ltrimit nuk ndryshojnë
aspak.