monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e
tjera të vogla metalike që mund të bëjnë lidhjen
e një terminali me terminalin tjetër. Bashkimi i
terminaleve së bashku mund të shkaktojë djegie ose
zjarr.
d) Nëse kushtet janë të papërshtatshme, nga bateria
mund të dalin lëngje; shmangni kontaktin. Nëse
kontakti ndodh padashur, shpëlajeni me ujë. Nëse
lëngu ju bie në kontakt me sytë, kërkoni ndihmë
mjekësore. Lëngu që del nga bateria mund të shkaktojë
irritim ose djegie.
e) Mos përdorni bateri ose mjete që janë dëmtuar ose
modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara
mund të shfaqin sjellje të paparashikuara, duke shkaktuar
zjarr, shpërthim ose rrezik për lëndimin tuaj.
f) Mos e ekspozoni një pako baterish ose një vegël
ndaj zjarrit ose temperaturës shumë të lartë.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose një temperature mbi 130°C
mund të shkaktojë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos
e karikoni baterinë ose veglën jashtë gamës së
temperaturës që specifikohet tek udhëzimet. Karikimi
i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë gamën së
specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rritë rrezikun
për zjarr.
6) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
b) Mos u mundoni asnjëherë t'i riparoni bateritë e
dëmtuara. Riparimi i baterive duhet të kryhet vetëm nga
prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
PARALAJMËRIME PËR SIGURINË E KRASITËSES
a) Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg zinxhiri. Mos
e hiqni materialin e prerë dhe as mos e mbani
me dorë materialin që doni ta prisni ndërkohë
që zinxhiri është në lëvizje. Sigurohuni që mjeti
është i fikur dhe që bateria është hequr kur të
nxirrni materialin e bllokuar. Një moment mungese
vëmendjeje gjatë përdorimit të krasitëses mund të
shkaktojë plagosje të rënda.
b) Mbajeni veglën e punës vetëm nga sipërfaqet e
izoluara të kapjes, pasi zinxhiri i sharrës mund të
bjerë në kontakt me tela të fshehur. Kontakti i zinxhirit
të sharrës me një tel elektrik do të bëjë që pjesët metalike
të ekspozuara të veglës së punës të përcjellin energjinë
elektrike dhe të shkaktojnë goditjen e operatorit.
c) Mbajeni mirë dhe poziciononi trupin dhe krahun në
mënyrë të tillë që t'i përballojnë forcat e goditjes
së kthimit. Forcat e goditjeve mbrapsht mund të
kontrollohen nga operatori, nëse merren masat e duhura
paraprake. Mos e lëshoni krasitësen.
d) Kur prisni një degë, bëni kujdes për goditjet
mbrapsht. Kur dega është e thyer, ajo mund të përkulet
dhe të godasë zinxhirin.
e) Mbajeni krasitësen të fikur dhe kapeni gjithnjë me
të dyja duart dhe zinxhirin me fletën të montuar të
drejtuar larg jush. Përdorimi i krasitëses në mënyrën e
duhur do të pakësojë rrezikun e prekjes aksidentale me
zinxhirin lëvizës.
f) Mos e përdorni krasitësen hipur në pemë. Përdorimi i
krasitëses ndërsa ngjiteni ose ndërsa jeni hipur në pemë
mund të shkaktojë plagosje.
g) Pozicionojini gjithnjë mirë këmbët dhe përdoreni
krasitësen vetëm kur jeni mbi terren të palëvizshëm,
të sigurt dhe në nivel. Sipërfaqet e rrëshqitshme ose të
paqëndrueshme si shkallët mund të shkaktojnë humbje
të ekuilibrit ose të kontrollit të krasitëses.
h) Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin, tendosjen e
zinxhirit dhe ndërrimin e aksesorëve. Tendosja ose
lubrifikimi i papërshtatshëm i zinxhirit mund ta këpusë
ose të rritë mundësinë e goditjes së kthimit.
i) Mbajini doreza të thata, të pastra dhe pa vajra
ose graso. Dorezat me graso dhe me vajra janë të
rrëshqitshme dhe shkaktojnë humbje të kontrollit.
j) Prisni vetë dru. Mos e përdorni krasitësen për
qëllime për të cilat nuk është planifikuar. Për
shembull: mos e përdorni krasitësen për të prerë
materiale plastike, guri ose materiale ndërtimi që
nuk janë prej druri. Përdorimi i krasitëses për punë të
ndryshme nga ato për të cilat është planifikuar, mund të
shkaktojë situatë të rrezikshme.
k) Shkaqet dhe parandalimi goditjeve mbrapsht nga
përdoruesi:
- Goditja e kthimit mund të ndodhë kur hunda ose maja e
fletës së drejtimit prek një objekt, ose kur druri mbyllet
dhe kap zinxhirin e sharrës në vendin e prerjes.
- Kontakti i majës në disa raste mund të shkaktojë një
reagim të kundërt të papritur, duke i ngritur fletën e
drejtimit dhe duke e çuar drejt përdoruesit.
- Kapja e zinxhirit të sharrës përgjatë pjesës së sipërme
të fletës së drejtimit mund të shtyjë fletën e drejtimit me
shpejtësi drejt përdoruesit.
- Secili prej këtyre reagimeve mund t'ju bëjë që të
humbisni kontrollin e krasitëses, dhe kjo mund të
shkaktojë plagosje të rënda. Si përdorues i krasitëses,
duhet të merrni disa hapa që të mos shkaktoni
aksidente ose dëmtime gjatë prerjeve. Goditja e
kthimit është rezultat i keqpërdorimit të pajisjes dhe/
ose procedurave ose kushteve të papërshtatshme të
funksionimit dhe mund të shmanget duke ndërmarrë
masat paraprake të duhura si më poshtë:
l) Kur prisni një degë, bëni kujdes për goditjet
mbrapsht. Kur dega është e thyer, ajo mund të përkulet
dhe të godasë zinxhirin.
m) Përdorni vetëm zinxhirë rezervë dhe fletë që janë
specifikuar nga prodhuesi. Vendosja e zinxhirëve dhe
fletëve në mënyrë të gabuar mund të shkaktojë këputje të
zinxhirit dhe/ose goditje mbrapsht.
n) Prisni gjithnjë derisa pajisja të ketë ndaluar
plotësisht, dhe hiqeni baterinë para se ta ulni.
Zinxhiri mund të bllokohet ose mund të godasë mbrapsht
dhe të shkaktojë humbje të kontrollit të mjetit.
o) Fikeni krasitësen kur ndryshoni pozicionin e punës.
Disa rajone kanë rregulla që kufizojnë përdorimin e produktit.
Flisni me autoritetin lokal për këshilla.
PAS PËRDORIMIT
•
Gjithnjë fikeni mjetin dhe hiqeni baterinë
- sa herë që e lini veglën të pamonitoruar
- para pastrimit të materialeve të bllokuara
- para kontrollit, pastrimit ose punimeve në vegël
- pas goditjes së një objekti të huaj
- sa herë që vegla fillon të dridhet në mënyrë jo normale
180