Electrolux EIS824 Notice D'utilisation page 16

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 64
6.1 Enë gatimi
Për zonat me gatim me
induksion, fusha e fortë elektro-
magnetike krijon shumë shpejt
një nxehtësi në enën e gatimit.
Përdorni zonat e gatimit me induksion me
enë të përshtatshme.
• Bazamenti i enës së gatimit duhet të jetë
sa më i trashë dhe i sheshtë që mundet.
• Sigurohuni që bazamentet e tiganëve të
jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i
vendosni mbi sipërfaqen e pianurës.
• Për të shmangur gërvishtjet, mos e
rrëshqisni ose fërkoni tenxheren nëpër
xhamin qeramik.
Materiali i enës së gatimit
• të sakta: giza, çeliku, çeliku i emaluar,
inoksi, bazamenti me shumë shtresa (me
shënimin e duhur nga prodhuesi).
• të gabuara: alumini, bakri, tunxhi, qelqi,
qeramika, porcelani.
Ena është e përshtatshme për një pianurë
me induksion nëse:
• uji zien shpejt në një zonë të vendosur në
shkallën më të lartë të nxehtësisë.
• magneti tërhiqet drejt fundit të enës së
gatimit.
Dimensionet e enës së gatimit
• Zonat e gatimit me induksion u përshtaten
automatikisht përmasave të bazamentit të
enëve.
• Efikasiteti i zonës së gatimit lidhet me
diametrin e enës së gatimit. Enët me
diametër më të vogël se diametri minimal
thithin vetëm një pjesë të energjisë së
krijuar nga zona e gatimit.
• Për arsye sigurie dhe rezultate të gatimit,
mos përdorni enë gatimi më të madhe
sesa dimensionet e treguara në
„Specifikimi i zonave të gatimit".
Shmangni mbajtjen e enëve të gatimit afër
panelit të kontrollit gjatë seancës së
gatimit. Kjo mund të ndikojë në
funksionimin e panelit të kontrollit ose të
aktivizojë aksidentalisht funksionet e
pianurës.
Referojuni kapitullit "Të dhënat
teknike".
16
SHQIP
6.2 Zhurmat gjatë punës
Nëse arrini të dëgjoni:
• zhurmë kërcitëse: enët janë të përbëra
nga materiale të ndryshme (strukturë
sandviç).
• tingull fishkëllime: përdorni një zonë
gatimi me nivel të lartë fuqie dhe ena
është e përbërë nga materiale të
ndryshme (një strukturë sandviç).
• gumëzhitje: po përdorni nivel të lartë
fuqie.
• klikime: po ndodh një proces shkëmbimi
elektrik.
• fërshëllima, zukatje: ventilatori është në
punë.
Zhurmat janë normale dhe nuk tregojnë
se ka keqfunksionim.
6.3 Të dhëna & Këshilla për
SenseBoil®
Funksioni funksionon më mirë për zierjen e
ujit dhe përgatitjen e patateve.
Nuk funksionon me enë gatimi
prej hekuri të derdhur dhe që
nuk ngjisin, p.sh. me veshje
qeramike. Tenxhere çeliku të
smaltuar rekomandohen për
arritjen e rezultateve më të mira
gjatë zierjes së patateve.
Kontrolloni nëse tenxherja që keni zgjedhur
është e përshtatshme SenseBoil® duke
mbikqyrur seancën e parë të gatimit.
Për ta përdorur SenseBoil® në mënyrë
efikase ndiqni këshillat më poshtë:
• Mbushni mes gjysmës dhe tre të
katërtave të tenxheres me ujë të ftohtë
rubineti duke lënë bosh 4 cm nga buza e
tenxheres. Mos përdorni më pak se 1 ose
më shumë se 5 litra ujë. Sigurohuni se
pesha gjithsej e ujit (ose ujit dhe patateve)
sillet ndërmjet 1-5 kg.
• Nëse dëshironi të gatuani patate,
sigurohuni se janë plotësisht të mbuluara
me ujë, por mos harroni të lini të paktën
një të katërtën e tenxheres bosh.
• Për të arritur rezultatet më të mira gatuani
vetëm patate të plota, të pa-qëruara, të
mesme.

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières