Makita CB100D Manuel D'instructions page 155

Masquer les pouces Voir aussi pour CB100D:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 13
Mos e lidhni prizën e mbajtësit të baterisë me
pajisje ndryshe nga produktet e specifikuara
nga Makita.
Siguria personale
Qëndroni vigjilent, kini kujdes se çfarë bëni
dhe veproni me mend kur përdorni pajisjen.
Mos e përdorni pajisjen kur jeni i lodhur ose
nën ndikimin e drogave, alkoolit ose ilaçeve.
Një moment hutimi ndërkohë që përdorni pajisjen
mund të rezultojë në lëndim të rëndë personal.
Përdorimi dhe përkujdesja për pajisjen
Mos e përdorni pajisjen nëse çelësi nuk e ndez
apo e fik atë. Pajisjet që nuk mund të kontrollohen
me anë të çelësit janë të rrezikshme dhe duhet të
riparohen.
Mirëmbajeni pajisjen. Kontrolloni për thyerje të
pjesëve dhe ndonjë gjendje tjetër që mund të
ndikojë në përdorimin e pajisjes. Nëse pajisja
është e dëmtuar, riparojeni përpara përdorimit.
Përdoreni pajisjen sipas këtyre udhëzimeve,
duke pasur parasysh kushtet e punës dhe
punën që do të kryhet. Përdorimi i pajisjes për
punë të ndryshme nga ato të synuara mund të
rezultojë në situata të rrezikshme.
Nëse lidhja e siguresës është këputur, kthejeni
pajisjen te qendra jonë e autorizuar e shërbimit
për riparim.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
1.
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i përshtatshëm
për një lloj pakete baterie mund të shkaktojë rrezik
zjarri kur përdoret me një paketë tjetër baterie.
2.
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
3.
Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni
larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset
e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose objektet e tjera metalike të vogla që mund
të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.
Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të
baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
4.
Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni
edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria
mund të shkaktojë acarim ose djegie.
5.
Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që
është e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin
sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr,
shpërthime apo rrezik plagosjeje.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën
6.
në zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130
°C mund të shkaktojë shpërthim.
7.
Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe
mos e karikoni kutinë e baterisë ose veglën
jashtë kufijve të temperaturës të specifikuar te
udhëzimet. Karikimi i pasaktë ose në temperatura
jashtë kufijve të specifikuar mund të dëmtojë
baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
baterisë:
(1)
Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
(2)
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
(3)
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
6.
Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë
në vende ku temperatura mund të arrijë ose
tejkalojë 50 °C.
7.
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse
është shumë e dëmtuar ose është konsumuar
plotësisht. Kutia e baterisë mund të shpërthejë
në zjarr.
8.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
9.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e
rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta,
agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa
specifike mbi paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale
të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu
rregulloret me gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të
tillë që të mos lëvizë në paketim.
11.
Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni nga vegla
dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni
rregulloret lokale rreth hedhjes së baterisë.
12. Përdorini bateritë vetëm me produktet e
specifikuara nga Makita. Instalimi i baterive në
produkte të papajtueshme mund të rezultojë në
zjarr, nxehtësi të lartë, shpërthim ose rrjedhje të
elektroliteve.
13. Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë të
gjatë kohe, bateria duhet të hiqet nga vegla.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
155 ALBANIAN

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

Dcb200

Table des Matières