Télécharger Imprimer la page

Progress PDI 1005 Notice D'utilisation page 107

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 19
Mirëmbajtja
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi
ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun
nga rryma elektrike duke hequr
spinën ose duke ulur siguresës e
përgjithshme të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here
(të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që
kryehet mirëmbajtja e fi ltrave të yndyrës),
si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për
pastrimin përdorni një leckë të njomë me
ilaç larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë
gërryese. MOS PËRDORNI ALKOL!
Kujdes: Mosrespektimi i rregullave
të pastërtisë së pajisjes dhe të
zëvendësimit të filtrave përbën rrezik
zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni
udhëzimet e dhëna.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme
të mundshme tek motorri, për zjarre të
shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga
moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.
Filtri antiyndyrë
Fig. 26-31
Duhet të pastrohet një herë në muaj (ose
kur sistemi i treguesit të bllokimit të fi ltrave-
nëse është parashikuar në modelin në
zotërim- tregon këtë nevojë), me ilaç larës
jo agresivë, me dorë ose në makinë larëse
me temperaturë të ulët dhe me cikle të
shkurtër.
Me larjen në makinë larëse fi ltri antiyndyrë
mund të çngjyroset por karakteristikat e tij
të fi ltrimit nuk ndryshojnë aspak.
Filtri prej karboni aktiv
(Vetëm për Llojin Fitrues)
Fig. 28
Filtri prej karboni aktiv mund të lahet
çdo dy muaj (ose kur sitemi i treguesit të
bllokimit të fi ltrave- nëse është parashikuar
në modelin në zotërim- tregon këtë
nevojë) në ujë të ngrohtë dhe me ilaç larës
të përshtatshëm ose në makinë larëse
në 65°C (në rast larje në makinë larëse
vendosini në ciklin e larjes së plotë pa enë
brenda)
Hiqeni ujin e tepërt pa e prishur fi ltrin, më
pas hiqeni jastëkun e vogël të vendosur
brenda telajos prej plastike dhe futeni në
furrë 10 minuta në 100°C për ta tharë
përfundimisht.
Zëvendësojeni jastëkun e vogël çdo 3 vjet
dhe sa herë lecka dëmtohet.
Zëvendësimi i Llambave
Fig. 32
Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike.
Kujdes! Përpara se t'i prekni llambat
sigurohuni që të jenë ftohur.
Përdorni vetëm llamba alogjene 20W maks.
(G4), duke pasur kujdes që të mos i prekni
me duar.
progress 107

Publicité

loading