Télécharger Imprimer la page

Progress PDB 6020 E Notice D'utilisation page 82

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 14
82 progress
tregon se pajisja nuk mund të trajtohet
si mbeturinë shtëpiake. Kështu ajo
duhet të grumbullohet në qendrën e
përcaktuar për riciklimin e pajisjeve
elektrike dhe elektronike. Per
eliminimin e pajisjeve te tilla duhet të
zbatohen rregullat vendore në fuqi për
eliminimin e mbeturinave.
Për informacione më të hollësishme
rreth trajtimit, grumbullimit dhe riciklimit
të këtij produkti, ju lutem të lidheni me
këshillin tuaj vendor, me shërbimin tuaj
të eliminimit të mbeturinave shtëpiake
ose me pikëshitjen ku keni blerë
pajisjen.
Përdorimi
Oxhaku është realizuar për t'u përdorur
në variantin thithës me shkarkim të
jashtëm
ose fi ltrues me qarkullim të
brendshëm
Montimi
Largësia minimale midis sipërfaqes
mbështetëse të eneve mbi pllakën e gatimit
dhe pjesës më të poshtme të oxhakut
thithës duhet të jetë jo më pak se 50cm në
rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më pak se
65cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të
përziera.
Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të
gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të
madhe, duhet të mbahet gjithnjë parasysh.
Tensioni i rrymës duhet të përkojë me
tensionin e treguar në etiketën e vendosur
nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka
një spinë atëherë lidheni oxhakun me prizën
në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur
në një zonë të arritshme edhe pas instalimit.
Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte
ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk
gjendet në një zonë të arritshme, edhe pas
instalimit, përdorni një çelës sigurese që
garanton shkëputjen e plotë të oxhakut
nga rryma elektrike në rast mbingarkese
të kategorisë III, në zbatim të rregullave të
montimit.
.
Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun
e oxhakut me rrymën elektrike dhe
të verifikoni funksionimin e drejtë,
kontrolloni gjithnjë që kablloja
ushqyese të jetë montuar si duhet.
Oxhaku është i pajisur me një kavo
ushqyesi të veçantë; në rast dëmtimi të
kavos, kërkojini një tjetër shërbimit të
ndihmës teknike.
Funksionimi
Përdorni shpejtësinë maksimale në rast
përqëndrimi të veçantë të avujve të gatimit.
Ju këshillojmë ta ndizni thithësin 5 minuta
para se të fi lloni të gatuani dhe ta lini të
punojë për rreth 15 minuta pas përfundimit
të gatimit.
4
2
3
1. ON/OFF dritat
2. OFF motorët
3. - 4. Fuqia thithëse minimale (3.),
maksimale (4.).
1

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Pdb 9020 e