Télécharger Imprimer la page

Progress PDB 6020 E Notice D'utilisation page 81

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 14
SQ - UDHËZIME MONTIMI DHE PËRDORIMI
Zbatoni me përpikmëri udhëzimet e
përshkruara në këtë manual. Shoqëria
nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme
apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i
rregullave të përshkruara në këtë manual.
Oxhaku është projektuar vetëm për
përdorim shtëpiak.
Vërejtje
Kujdes! Mos e lidhni pajisjen me
rrymën elektrike pa kryer plotësisht
instalimin.
Përpara çdo veprimi pastrimi ose
mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun
nga rryma elektrike duke hequr
spinën ose duke ulur siguresës e
përgjithshme të banesës.
Gjatë ë gjitha veprimeve montuese
apo të mirëmbajtjes përdorni dorashka
pune.
Pajisja nuk duhet të përdoret nga
fëmijë ose nga persona që nuk janë
në gjendje nga pikëpamja fizike,
shqisore apo mendore, dhe që nuk
kanë njohje dhe eksperiencë për
përdorimin e pajisjes, në të kundërt
duhet të mbikqyren ose të mësohen
për përdorimin e saj nga një njeri i
përgjegjshëm për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim
me qëllim që të mos luajnë me
pajisjen.
Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse
rrjeti i filtrave nuk është montuar siç
duhet!
Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË
si mbështetëse për të vendosur
sende, veç në rast se janë të
këshilluara posaçërisht.
Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me
pajisje të tjera me gaz apo lëndë të
tjera djegëse, ambjenti duhet të ajroset
në mënyrë të mjaftueshme.
Ajri i thithur nuk duhet të dërgohet
kurrë në një tubacion që përdoret për
nxjerrjen e tymit të pajisjeve me djegje
gazi apo lëndë të tjera djegëse. Është
e ndaluar rreptësisht të gatuani me
flakë poshtë oxhakut thithës.
Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë
filtrat dhe mund të shkaktojë zjarr,
prandaj duhet të mënjanohet patjetër.
Skuqjet e produkteve ushqimore
duhet të bëhen nën vëzhgim për të
parandaluar zjarrin në rast tejnxehjeje
të vajit.
Kur suprina është duke punuar pjesët
e oxhakut mund të nxehen.
Për sa i përket masave teknike dhe
të sigurisë që duhet të zbatohen
për nxjerrjen e tymit, duhet të
zbatohen me përpikmëri rregulloret e
ndërmarrjeve lokale kompetente.
Oxhaku duhet të pastrohet rregullisht
si brenda ashtu edhe jashtë (TË
PAKTËN NJË HERË NË MUAJ, duke
respektuar rregullat e përshkruara në
këtë manual)
Moszbatimi i këtyre rregullave të
pastërtisë së oxhakut dhe të ndërrimit
e pastrimit të filtrave të yndyrës përbën
rrezik zjarri.
Mos e përdorni oxhakun nëse llambat
nuk janë të vendosura siç duhet për të
mënjanuar kështu rrezikun e dridhjeve
nga rryma elektrike.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi
për pakujdesi, dëme apo zjarre të
shkaktuara nga moszbatimi i rregullave
të përshkruara në këtë manual.
Kjo pajisje është e pajisur me shenjën
dalluese sipas direktivës evropiane
2002/96/CE për pajisjet elektrike
dhe elektronike (waste electrical and
electronic equipment- WEEE).
Duke u kujdesur për një eliminim
të rregullt të pajisjes, ndihmoni në
shmangjen e pasojave negative që
mund të dëmtojnë ambjentin dhe
shëndetin në rast përpunimi jo të
duhur të pajisjes.
Shenja
e vendosur mbi pajisje
apo në dokumentacionin përkatës,
progress 81

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Pdb 9020 e