Télécharger Imprimer la page

Instalimi; Lidhja Elektrike; Ndezja - Tallas D-BOOST 850/45 Instructions Pour L'installation Et La Maintenance

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 20

6. INSTALIMI

4
2
1
3
5
6
8
7
Pompa duhet të instalohet ekskluzivisht në pozicion horizontal.
Tubacionet nuk duhet të jenë kurrë me diametër të brendshëm më të vogël se ai i grykëve të elektropompës e në thithje,
pompa është e pajisur me filtër (1) e valvul Moskthimi (NRV) (5).
Për thellësi thithjeje përtej katër metrave ose me kalime të gjata horizontale, këshillohet përdorimi i një tubi thithës me
diametër më të madh se sa ai i grykës thithëse të elektropompës. Për të shmangur formimin e xhepave të ajrit në tubin e
thithjes, parashikoni një pjerrësi të lehtë pozitive të tubit të thithjes drejt elektropompës. Fig.2
Në qoftë se tubacioni thithës është prej gome ose me material fleksibël, kontrolloni gjithnjë që të jetë i llojit të përforcuar,
rezistent ndaj zbrazëtisë, për të shmangur ngushtimet për efekt të thithjes.
Në rast instalimi fiks, rekomandohet të montoni një valvul mbyllëse si në anën e thithjes ashtu edhe në anën e daljes së
lëngut. Kjo mundëson mbylljen e linjës në fillim e/o në fund të pompës, çka është e dobishme për të gjitha ndërhyrjet e
mirëmbajtjes dhe të pastrimit, ose për periudha kur pompa nuk përdoret.
Pompa është e pajisur me hyrje rrotulluese për të lehtësuar instalimin. (3) e (4).
Në rastin e tubave fleksibël, nëse është e nevojshme, përdorni një lakore fig.1 e pajimet e kopshtarisë të përbërë nga
tubacione me PE e pajime rakordesh me hundëz, që nuk jepen por mund të blihen veçmas.
Në prani të papastërtive me përmasa shumë të vogla këshillohet të përdorni, përveç filtrit të integruar (1), një filtër në
hyrje të pompës së montuar mbi tubin e thithjes.
Mos i bëni motorit ndezje/orë të tepërta, këshillohet rreptësisht të mos tejkalohen 20 ndezje/orë.
Diametri i tubit thithës duhet të jetë më i madh ose baras me diametrin e grykës së elektropompës,
shikoni Tabelën 3.

7. LIDHJA ELEKTRIKE

Sigurohuni që tensioni i rrjetit të përkojë më atë të targës së motorit për t'u ushqyer e që të jetë e mundur të
bëhet një lidhje e mirë tokësore. Respektoni udhëzimet e shkruara në targën teknike e në këtë manual
tabela 3.
Gjatësia e kabllos së ushqimit që gjendet mbi pompë e kufizon distancën e instalimit; në rast se keni
nevojë për një zgjatuese, sigurohuni që të jetë e të njëjtit lloj (p.sh. H05 RN-F o H07 RN-F sipas
instalimit) shikoni tab.3.

8. NDEZJA

Mos e ndizni pompën pa e mbushur më parë tërësisht me lëng, rreth 4 litra.
Në rast se mbaron burimi ujor, hiqeni menjëherë spinën, duke e fikur pompën. Shmangni funksionimin në të thatë.
1.
Para se ta ndizni, kontrolloni nëse pompa është rregullisht e mbushur, duke bërë mbushjen e saj të plotë, me
ujë të pastër, nëpërmjet vrimës së posaçme, pasi ta keni hequr tapën e mbushjes së filtrit transparent (1), me
duar ose me mjetin e posaçëm të dhënë si pajisje. Ky veprim është themelor për funksionimin e përkryer të
pompës, i domosdoshëm në mënyrë që guarnicioni hidroizolues të rezultojë i lubrifikuar mirë. Funksionimi në
të thatë i shkakton dëme të pariparueshme guarnicionit hidroizolues.
2.
Tapa e mbushjes (ngarkimit) duhet të rividhoset më pas me kujdes derisa të mos shkojë më tej (1).
3.
Futeni spinën e kabllos së ushqimit në një prizë korrenti me 220-240V. Kujdes! Motori i pompës do të ndizet
menjëherë, uji do të fillojë të dalë pas një kohe maksimale prej 3 minutash, që do të varet nga thellësia e nivelit
të ujit, në pus ose në cisternë.
1 Parafiltri
2 Tapa e shfryrjes
9
3 Lidhja e thithjes e drejtueshme
4 Lidhja e daljes e
5 Valvula e moskthimit e integruar/Tapa e shkarkimit
6 Manometri
7 Këmbëza prej gome kundër dridhjeve
(Modeli D-Boost 650 nuk përfshin këmbëzat prej gome)
8 Serbator prej 18 l.
9 Presostat
Elektropompa duhet të instalohet në një vend të mbrojtur nga moti i keq dhe
me një temperaturë mjedisore jo më të lartë se 40°C.
Pompa është e pajisur me këmbëza kundër dridhjes, por në rast instalimesh fikse
mund të hiqen e të parashikohet një mbërthim në bazën e mbështetjes (7).
Mos lejoni që tubacionet t'u transmetojnë sforcime të tepërta grykëve të
pompës (3) e (4), për të mos krijuar deformime ose çarje.
Është gjithnjë rregull i mirë që pompa të vendoset sa më afër që të jetë e
mundur me lëngun që duhet pompuar.
SHQIP
125

Hide quick links:

Publicité

loading