Ftohja
Ruajtja e ushqimeve
Ndarja e frigoriferit është për ruajtjen
afat-shkurtër të ushqimeve dhe pijeve
të freskëta.
Mbajini produktet e qumështit në
ndarjen e posaçme në frigorifer.
Shishet mund të mbahen në
mbajtësen e shisheve ose në raftin e
shisheve të derës.
Mishi i pagatuar mbahet më së miri në
një qese polietilieni në ndarjen në fund
të frigoriferit.
Lërini ushqimet dhe pijet e nxehta të
ftohen në temperaturë ambienti para
se t›i vendosni në frigorifer.
Mbani alkoolet e përqëndruara vetëm
në këmbë dhe të mbyllur fort.
Mos mbani substanca ose enë
shpërthyese me gazra të djegshëm
(krem në kanaçe, kanaçe spërkatëse ,
etj.) në pajisje. Ka rrezik shpërthimi.
Shkrirja
Ndarja e frigoriferit shkrihet
automatikisht. Uji i shkrirjes derdhet
nëpër kanalin e kullimit në një enë
kullimi në pjesën e pasme të pajisjes.
Gjatë shkrirjes, formohen pika uji në
pjesën e pasme të frigoriferit për shkak
të evaporatorit.
Nëse nuk bien të gjitha pikat poshtë,
ato mund të ngrijnë përsëri pas
shkrirjes. Hiqini me një leckë të njomë
me ujë të ngrohtë, por asnjëherë me
objekt të fortë ose të mprehtë.
Kontrolloni rrjedhën e ujit të shkrirjes
herë pas here. Mund të bllokohet me
raste.
15
SQ