Rrjedha e ujit nga depozita e ujit do të
ndalojë kur zgjidhet ky funksion.
Sidoqoftë, akulli i bërë më parë mund të
merret nga icematic.
11. Butoni i funksionit Quick Freeze /
butoni i ndezjes/fikjes të icematic
Shtypeni këtë buton për të aktivizuar ose
çaktiviizuar funksionin e ngrirjes të
shpejtë. Kur aktivizoni funksionin, pjesa e
ngrirësit do të ftohet në një temperaturë
më të ulët se vlera e caktuar. (
Për ta ndezur dhe fikur icematic
shtypeni dhe mbajeni shtypur për 3
sekonda (vetëm në produktet me makinë
icematic).
Përdoreni funksionin e ngrirjes të shpejtë
kur doni të ngrini shpejt ushqimet e
vendosura në pjesën e frigoriferit. Nëse
doni të ngrini sasi të mëdha ushqimesh
të freskëta, aktivizoni këtë funksion para
se t'i vendosni ushqimet në produkt.
Nëse nuk e anuloni, Quick Freeze do
të anulohet vetë pas 25 orësh ose kur
pjesa e frigoriferit të arrijë në
temperaturën e kërkuar.
Ky funksion nuk aktivizohet përsëri
kur ndizet pas një ndërperje energjie.
Sistemi dysh i ftohjes:
Frigoriferi juaj është i pajisur me dy
sisteme të veçanta ftohjeje për të ftohur
pjesën e ushqimeve të freskëta dhe
pjesën e ngrirësit. Kështu ajri në pjesën
e ushqimeve të freskëta dhe ai në pjesën
e ngrirësit nuk përzihen.
Falë këtyre dy sistemeve të veçanta të
ftohjes, shpejtësia e ftohjes është shumë
më e madhe se e frigoriferëve të tjerë.
Erërat në dy dhomat e frigoriferit nuk
përzihen. Gjithashtu sigurohet më shumë
kursim energjie pasi shkrirja bëhet veç e
veç.
Ngrirja e ushqimeve të freskëta
• Preferohet që t'i mbështillni ose
mbuloni ushqimet para se t'i vendosni në
frigorifer.
• Ushqimet e nxehta duhet të ftohen në
temperaturë ambienti para se të
vendosen në frigorifer.
• Ushqimet që doni të ngrini duhet të jenë
të freskëta dhe me cilësi të mirë.
• Ushqimet duhet të ndahen në racione
)
sipas nevojave ditore të familjes ose në
bazë të konsumit për vakt.
• Ushqimet duhet të jenë të paketuara
dhe në mënyrë të izoluar për të mos
lejuar tharjen e tyre edhe nëse do të
mbahen për kohë të shkurtër.
• Materialet që do të përdoren për
ngrirjen e ushqimeve duhet të mos
grisen lehtë dhe rezistente ndaj të ftohtit,
lagështisë, erës, vajrave dhe acideve
dhe duhet të jenë gjithashtu izoluese.
Për më tepër, ato duhet të jenë të
mbyllura mirë dhe të jenë bërë prej
materialesh të përdorshme lehtë të cilat
janë të përshtatshme për përdorim në
ngrirje të thellë.
• Ushqimet e ngrira duhet të përdoren
menjëherë pasi të jenë shkrirë dhe nuk
duhet të ngrihen përsëri asnjëherë.
• Ju lutem ndiqni udhëzimet e
mëposhtme për të arritur rezultatet më të
mira.
1. Mos ngrini sasi shumë të mëdha
ushqimi njëherësh. Cilësia e ushqimit
ruhet më mirë kur
ngrihet deri në qendër të tij sa më shpejt
të jetë e mundur.
2. Vendosja e ushqimeve të ngrohta në
pjesën e ngrirësit bën që sistemi i ftohjes
të punojë vazhdimisht derisa ushqimi të
ngrijë plotësisht.
3. Bëni kujdes të veçantë që të mos
përzieni ushqimet tashmë të ngrira me
ushqimet e freskëta.
13
SQ