Télécharger Imprimer la page

SKIL MASTERS 4585 Notice Originale page 96

Masquer les pouces Voir aussi pour 4585:

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 13
lejojnë ta menaxhoni dhe ta kontrolloni në mënyrë të
sigurt pajisjen në situata të papritura.
5) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR SHARRAT SEGE
SIGURIA ELEKTRIKE
• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si
voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
SIGURIA PERSONALE
• Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
• Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
• Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani mbrojtëse për veshët
• Mbani syze mbrojtëse kur punoni me materiale që
krijojnë ashkla
• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të
shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
PARA PËRDORIMIT
• Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi
dhe, në rast defekti, riparojeni nga një person i
kualifikuar; mos e hapni kurrë vetë pajisjen
• Hiqni të gjtiha pengesat mbi si dhe poshtë në rrugën e
prerjes para se të filloni prerjen
• Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
• Përdorni morsa ose mënyra të tjera praktike për të
siguruar dhe mbështetur materialin e punës në një
platformë të qëndrueshme (mbajtja e materialit me
duar ose të mbështetur në trup bën që materiali të mbetet
i paqëndrueshëm ose mund të shkaktojë humbje të
kontrollit)
GJATË PËRDORIMIT
• Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara e
kapjes kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose
kordoni e tij (një aksesor i prerjes që bie në kontakt me
një tel elektrik mund të bëjë që pjesët metalike të
ekspozuara të pajisjes të transmetojnë elektricitetin dhe
të shkaktojnë goditjen elektrike të përdoruesit)
• Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme
të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga
vegla
• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
• Mbajini duart larg nga thika e sharrës kur pajisja është në
përdorim
AKSESORËT
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
• Mos përdorni një thika sharre që është e krisur, e
deformuar ose jo e mprehtë
PËRDORIMI NË AMBIENTE TË JASHTME
• Kur e përdorni në ambiente të jashtme, lidheni pajisjen
me një automat të korrentit të defektit (FI) me rrymë
aktivizuese maksimumi 30 mA, dhe përdorni vetëm një
kordon zgjatues të projektuar për përdorim në ambiente
të jashtme me një prizë kundër ujit
PAS PËRDORIMIT
• Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
5 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
• Ndezje/Fikje 6
• Kontrolli i shpejtësisë për ndezjen e butë 7
• Bllokimi i çelësit për përdorim në vazhdim 8
• Ndërrimi i thikave të sharrës 9
! futeni thikën deri në fund me dhëmbët përpara 0
• Sharrimi në 15°/30°/45° !
• Rregullimi i shpejtësisë së sharrimit për materialin e
përdorur @
! nëse pajisja nuk funksionon me rrotën E në
pozicionin 1, zgjidhni një shpejtësi më të lartë për
sharrën dhe uleni shpejtësinë e sharrimit kur
pajisja të jetë në punë
• Zgjedhja e modalitetit të sharrimit #
Përdorni levën F 2 për të rregulluar veprimin orbital nga
prerja me saktësi (= 0) deri te prerja e shpejtë (= 4)
- 1 përcaktim ("0") për prerje të sakta në të gjitha
materialet, të drejta + të harkuara
- 4 përcaktime për prerje të shpejta në materiale të
ndryshme, vetëm prerje të drejta
1 = metal
2 = plastikë
3 = dru i fortë
4 = dru i butë
! zgjidhni gjithmonë "0" kur sharroni materiale që
bëjnë shumë ashkla
96

Publicité

loading

Produits Connexes pour SKIL MASTERS 4585