Télécharger Imprimer la page

LG GBB72PZVGN Manuel Du Propriétaire page 409

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 160
KUJDES
Për të pakësuar rrezikun e lëndimeve të lehta te njerëzit,
defekteve ose dëmtimeve të produktit ose pronës kur e
përdorni produktin, ndiqni masat paraprake bazë, përfshirë
të mëposhtmet:
Instalimi
•Mos e anoni pajisjen për ta tërhequr ose shtyrë kur e lëvizni.
•Sigurohuni që të mos ju ngecë një pjesë trupi si dora apo këmba
kur lëvizni pajisjen.
Përdorimi
•Mos i prekni ushqimet e ngrira ose pjesët metalike në vendin e
ngrirjes me duar të lagura ose të njoma. Mund të shkaktojë
kafshim ngrice.
•Mos vendosni enë qelqi, shishe ose kanaçe (sidomos ato që
përmbajnë pije të gazuara) në ndarësin e ngrirësit, në rafte apo në
koshin e akullit të cilat do të ekspozohen ndaj temperaturave nën
zero.
•Xhami i temperuar në anën e përparme të derës së pajisjes ose të
rafteve mund të dëmtohet nga ndonjë përplasje e mundshme.
Nëse është thyer, mos e prekni me duar.
•Mos u varni në dyert e pajisjes, dhomën e mbajtjes të ushqimeve,
raftet ose mos hipni në të.
•Mos mbani tepër sasi shishesh uji ose enë për mbi koshat e
derës.
•Mos i lejoni kafshët të ngacmojnë kabllin e energjisë ose tubin e
ujit.
•Mos e hapni ose mbyllni derën e pajisjes me tepër forcë.
•Nëse mentesha e derës të produktit dëmtohet ose nuk punon
mirë, mos e përdorni dhe kontaktoni një qendër shërbimi të LG
Electronics.
•Mos i pastroni raftet ose kapakët prej xhami me ujë të ngrohtë kur
janë të ftohtë.
•Asnjëherë mos hani ushqime të ngrira menjëherë pasi janë nxjerrë
nga ngrirja.
•Sigurohuni që të mos ju ngecë dora apo këmba kur hapni ose
mbyllni derën e pajisjes.
Mirëmbajtja
•Mos futni raftet me përmbys (kokëposhtë). Raftet mund të
rrëzohen.
•Për të hequr ngricën nga pajisja, kontaktoni një qendër
informacioni për klientin të LG Electronics.
9
SQ

Publicité

loading