Télécharger Imprimer la page

AEG X59283MK10 Manuel D'utilisation page 123

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 11
Largësia minimale midis sipërfaqes
mbështetëse të eneve mbi pllakën e gatimit
dhe pjesës më të poshtme të oxhakut
thithës duhet të jetë jo më pak se 50cm në
rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më pak
se 65cm në rastin e kuzhinave me gaz apo
të përziera. Nëse udhëzimet e instalimit
të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë
një largësi më të madhe, duhet të mbahet
gjithnjë parasysh.
4. MIRËMBAJTJA
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi
ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun
nga rryma elektrike duke hequr spinën
ose duke ulur siguresës e përgjithshme
të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here
(të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që
kryehet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës),
si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për
pastrimin përdorni një leckë të njomë me
ilaç larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë
gërryese. MOS PËRDORNI ALKOL!
Kujdes! Mosrespektimi i rregullave
të pastërtisë së pajisjes dhe të
zëvendësimit të filtrave përbën rrezik
zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni
udhëzimet e dhëna.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme
të mundshme tek motorri, për zjarre të
shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga
moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.
4.1 Filtri antiyndyrë
Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet
një herë në muaj me detergjentë jo
gërryes, me dorë ose me makinë larëse
me temperaturë të ulët dhe me cikël të
shkurtër. Kur lahet në makinë larëse, filtri
antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por
karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë
aspak.
4.2 Filtër prej karboni aktiv që NUK lahet
Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një
përdorimi pak a shumë të gjatë sipas llojit të
kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit
të yndyrës. Sidoqoftë është e nevojshme të
zëvendësohet të paktën çdo katër muaj.
NUK mund të lahet dhe të rivendoset.
5. KOMANDIMET
Oxhaku është i pajisur me një panel
komandimi me kontroll të shpejtësisë së
thithjes dhe kontroll të ndjezjes së dritës për
ndriçimin e pllakës së gatimit.
Përdorni shpejtësinë maksimale në rast
përqëndrimi të veçantë të avujve të gatimit.
Ju këshillojmë ta ndizni thithësin 5 minuta
para se të filloni të gatuani dhe ta lini të
punojë për rreth 15 minuta pas përfundimit
të gatimit.
Komandat gjenden në panelin ballor të
pajisjes:
1
2
1
Butoni ON/OFF i motorrit
Shtypni këtë buton për të ndezur
oxhakun, përzgjidhet shpejtësia (fuqia)
e thithjes 1.
Kur oxhaku është I ndezur (në çdolloj
shpejtësie) shtypni këtë buton për të
fikur oxhakun.
2
Butoni i përzgjedhjes së shpejtësisë
Kur oxhaku është i fikur, shtypni këtë
buton për të përzgjedhur shpejtësinë
(fuqinë) e thithjes 1.
Po ta shtypni përsëri është e mundur të
përzgjidhni shpejtësitë (fuqitë) e thithjes
në dispozicion:
SHQIP
123
5
3
4

Publicité

loading