Viking EVC 4000 Manuel D'utilisation page 118

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 13
Rrezik zjarri!
Kurrë mos e mbushni me
karburant kur motori me
djegie të brendshme është
në punë ose është shumë i
nxehtë. Benzina është një
lëndë shumë e ndezshme
dhe krijon avuj shpërthyes.
Rrezik helmimi!
Shmangni thithjen e gazeve
të shkarkimit. Gazet e
shkarkimit të motorit me
djegie të brendshme
përmbajnë monoksid
karboni helmues, si dhe
lëndë të tjera të dëmshme.
Rrezik djegieje!
Mos prekni sipërfaqet e
nxehta. Disa pjesë të motorit
me djegie të brendshme
nxehen jashtëzakonisht
shumë, në veçanti kolektori
dhe marmita e tij.
Ngjitësja mbi kolektor:
Paralajmërim – Rrezik djegieje!
Kolektori nxehet tej mase. Mos e prekni!
6. Përgatitja e pajisjes për
punë
6.1 Kontrolli i nivelit të vajit dhe
mbushja me vaj motori
Motori me djegie të brendshme
është projektuar të punojë me vaj motori të
zakonshëm me 4 kohë.
VIKING rekomandon përdorimin e vajrave
të motorit si më poshtë:
116
– VIKING SAE 30
– VIKING 10W-30
Lloji i vajit përcaktohet nga temperatura e
ambientit që mbizotëron në vendin e
përdorimit të veglës së kopshtarisë
VIKING:
Përdorimi në temperatura mbi 4°C:
SAE 30
Përdorimi në temperatura nën 4°C:
SAE 10W-30
Kapaciteti i vajit:
Mbushja e parë 1,2 litra
Ndërrimi i vajit 1,0 litër
Evitoni dëmtimet në pajisje!
Motori me djegie të brendshme
dërgohet i pambushur me vaj
motori. Kështu që përpara vënies
në punë për herë të parë mbusheni
me vaj motori.
Mbushja më shumë ose më pak
sesa niveli i lejuar i vajit mund të
çojë në dëmtim të motorit me djegie
të brendshme.
● Vendosni veglën e kopshtarisë VIKING
mbi një sipërfaqe të rrafshët dhe fikni
2
motorin me djegie të brendshme.
● Fshini vendin përreth shufrës së matjes
së nivelit.
● Lironi shufrën e matjes së nivelit (1) dhe
fshijeni.
● Futni shufrën e matjes së nivelit (1) në
vrimën për mbushjen me vaj – mos e
vidhosni.
Pas kësaj, nxirreni përsëri jashtë
shufrën e matjes së nivelit dhe lexoni
vizoren e matjes (2).
● Nëse nevojitet, hidhni vaj motori deri sa
të arrihet niveli maksimal i lejuar i
mbushjes. Përdorni një hinkë të
përshtatshme.
● Vendosni dhe mbërtheni përsëri
shufrën e matjes së nivelit (1) dhe fshini
vajin e motorit që mund të jetë derdhur.
6.2 Karburanti
Motori me djegie të brendshme lejohet të
përdoret me benzinë pa plumb. Benzina
pa plumb lë më pak mbetje nga djegia,
zvogëlon mbetjet në kandelë dhe rrit
jetëgjatësinë e sistemit të shkarkimit.
Kërkesat për karburantin:
– benzinë pa plumb, e freskët dhe e
pastër,
– të paktën 90 oktan,
– përmbajtja maksimale e etanolit 10%
(E10).
VIKING rekomandon VIKING MotoPlus.
Ky karburant është pothuajse pa benzol,
squfur dhe lëndë aromatike të dëmshme
për shëndetin.
Kapaciteti i rezervuarit dhe procedura e
mbushjes:
shihni udhëzimet e përdorimit të veglës së
kopshtarisë VIKING.
0478 983 9901 A - SQ

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières