Paralajmërimet Dhe Këshilla - Progress PDG6142E Manuel D'utilisation

Masquer les pouces Voir aussi pour PDG6142E:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 11
www.electrolux.com
120
1. PARALAJMËRIMET
DHE KËSHILLA
• Udhëzimet për përdorimin
u referohen modeleve të
ndryshme të këtij aparati.
Si rrjedhim, mund të
gjenden përshkrime të
karakteristikave të veçanta
që nuk i përkasin aparatit
të vet specifik.
• Prodhuesi nuk mund ta
konsiderojë veten përgjegjës
për dëme eventuale që
shkaktohen nga instalimi ose
përdorimi jo i duhur.
• Distanca minimale e sigurisë
midis platformës e aspiratorit
është prej 650 mm (disa
modele mund të instalohen
në një lartësi më të vogël;
shikoni paragrafin për
përmasat e punës e për
instalimin).
• Kontrolloni tensionin e rrymës
në rrjet nëse korrespondon
me atë që shënohet në
targën e të dhënave të
vendosur brenda aspiratorit.
• Për aparatet e Klasës I,
kontrolloni që rrjeti i ushqimit
të shtëpisë të ketë një lidhje
të duhur me masë. Lidheni
aspiratorin me kanalin e
tymrave me anë të një tubi
me diametër minimal prej
120 mm. Rruga e tymrave
duhet të jetë sa më e shkurtër
që të jetë e mundur.
• Mos e lidhni aspiratorin
me kanalet e tymrave që
transportojnë tymra të
djegies (p.sh. të kaldajave,
oxhaqeve, etj.).
• Nëse aspiratori përdoret në
kombinim me aparate jo
elektrike (p.sh. aparate me
gaz), duhet të garantohet
një ajrim i mjaftueshëm në
lokal për të ndaluar kthimin
e fluksit të gazrave të
shkarkimit. Kuzhina duhet të
ketë një hapje që komunikon
drejtpërdrejt me jashtë për
të siguruar vërshimin e ajrit
të pastër. Kur aspiratori
për kuzhinën përdoret në
kombinim me aparate jo të
ushqyera me rrymë elektrike,
trysnia negative në lokal nuk
duhet të kalojë 0,04 mbar
për të shmangur rithithjen
e tymrave në lokal nga
aspiratori.
• Në rast dëmtimi të kavos së
ushqimit me energji elektrike,
duhet që të zëvendësohet
nga prodhuesi ose nga
reparti i asistencës teknike
për të shmangur çfarëdolloj
rreziku.
• Nëse udhëzimet e instalimit
të platformës me gaz
përcaktojnë një distancë më
të madhe se sa ajo e treguar
më sipër, është e nevojshme
të mbahet parasysh. Duhet
të respektohen të gjitha
normativat që kanë të bëjnë
me shkarkimin e ajrit.
• Përdorni vetëm vidha e
vogëlina të llojit të duhur për
aspiratorin.

Publicité

Table des Matières
loading

Ce manuel est également adapté pour:

Pdg9142e

Table des Matières