Télécharger Imprimer la page

Makita BAP182 Manuel D'instructions page 47

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 5
Shqip
(Udhëzimet origjinale)
1
Kapaku
2
Bateria
3
Leva bllokuese
4
Produkti
5
Përshtatësi i montimit të
produktit
6
Kordoni
7
Çengeli
Përdorimet
Ky përshtatës i baterisë mundëson ndarjen e njësisë kryesore dhe baterive, duke e bërë të përshtatshëm për punë që
kryhen për një periudhë të gjatë, etj.
Ky përshtatës baterie përdor dy bateri 18 V dhe mund të përdoret me produkte që vihen në punë me bateri 36 V.
Bateritë e përputhshme: BL1815N, BL1820, BL1820B, BL1830, BL1840, BL1840B, BL1850,
BL1850B
SHËNIM:
• BL1815 nuk mund të përdoret me këtë përshtatës baterie.
KUJDES:
• Sigurohuni që të lexoni manualin kryesor të udhëzimeve të produktit para përdorimit.
• Ky përshtatës baterie është projektuar ekskluzivisht për t'u përdorur me bateri 18 V. Mos përdorni bateri 14,4 V.
• Vendosni dy bateri 18 V për përdorim. Ky përshtatës baterie nuk mund të përdoret vetëm me një bateri 18 V.
• Mos e merrni ose mbani përshtatësin e baterisë duke e mbajtur nga kordoni.
• Mos e fusni përshtatësin e montimit të produktit në karikues. Në këtë rast nuk është i mundur karikimi.
• Gjatë përdorimit, mbajeni kordonin larg nga pengesat siç janë degët. Kordoni i ngecur nëpër pengesa mund të
shkaktojë lëndim të rëndë.
• Gjatë përdorimit, mbajeni kordonin larg nga pengesat. Kur përdorni një sharrë disk, kordoni i ngecur mund ta tërheqë
veglën, duke shkaktuar kundërveprim dhe lëndim të rëndë.
• Gjithmonë sigurohuni që bateritë të hiqen para se të përpiqeni të kryeni kontrollin ose mirëmbajtjen, siç është
zëvendësimi i tehut të sharrës.
• Kurrë mos e përdorni përshtatësin e baterisë bashkë me një vegël të përdorur me një bateri të vetme 18 V.
Instalimi i baterive (Fig. 1 e 2)
KUJDES:
• Kini kujdes të mos ju ngecen duar me kapak kur futni bateritë.
• Kini kujdes të mos ju bien bateritë kur i hiqni.
• Kini kujdes kur hiqni bateritë me bateritë me pamje nga poshtë, pasi mund të bien jashtë.
1. Rrëshkiteni levën bllokuese të përshtatësit të përdorur për mbajtjen e baterive 18 V dhe hapni kapakun.
2. Futni mirë bateritë deri në fund, derisa ngjyra e kuqe e butonit të mos jetë më e dukshme.
3. Sigurohuni që të shtrëngoni kapakun me levën bllokuese.
4. Vendoseni çengelin në rrip, etj. (Fig. 3)
5. Bashkojeni përshtatësin e montimit të produktit në produkt.
6. Gjithashtu mund të hiqni çengelin dhe të kaloni rripin nëpër të siç tregon ilustrimi.
Bashkimi i rripit opsional të supit
Rripi opsional i supit mund të vendoset siç shfaqet në ilustrim. (Fig. 4)
Përdorimi
Vendosni përshtatësin e baterisë në trup për punë siç shfaqet në ilustrim. (Fig. 5)
All manuals and user guides at all-guides.com
Shpjegimi i vështrimit të përgjithshëm
8
Rripi
9
Vida
10 Rripi i supit
11 Butoni i shfaqjes së kapacitetit
të baterisë
12 Llambushka e treguesit të
kapacitetit të baterisë për
Baterinë 1
13 Llambushka e treguesit të
kapacitetit të baterisë për
Baterinë 2
14 Bateria 1
15 Bateria 2
47

Publicité

loading