Inglesina Cab Base Manuel D'instructions page 86

Masquer les pouces Voir aussi pour Cab Base:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 16
PJESËT E KËMBIMIT / SHËRBIMET PAS SHITJES
• Kontrolloni rregullisht pajisjet e sigurisë për të garantuar funksionimin e produktit
gjatë gjithë kohës. Mos e përdorni produktin në rast të ndonjë defekti dhe/ose
anomalie. Kontaktoni menjëherë shitësin e autorizuar ose shërbimin e kujdesit ndaj
klientit të L'Inglesina Baby.
• Mos përdorni pjesë këmbimi ose aksesorë që nuk janë dhënë bashkë me produktin
dhe/ose që nuk janë aprovuar nga L'Inglesina Baby S.p.A..
ÇFARË TË BËNI NËSE JU DUHET NDIHMË
• Nëse ju duhet ndihmë për produktin tuaj, kontaktoni menjëherë shitësin e pakicës
të Inglesina që ju ka shitur produktin duke pasur në dorë "numrin e serisë" të objektit
në fjalë ("numri i serisë" është i disponueshëm nga Koleksioni 2010).
• Është detyra e shitësit të pakicës që të kontaktojë Inglesina për të llogaritur
ndërhyrjen më të përshtatshme sipas çdo rasti dhe pastaj të japë udhëzimet pasuese.
• Shërbimi i kujdesit ndaj klientit të Inglesina mund të japë çfarëdo informacioni
pas kërkesës me shkrim duke plotësuar formularin që gjendet në faqen e internetit:
inglesina.com - pjesa Garancia dhe Asistenca.
SUGJERIME PËR PASTRIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E PRODUKTIT
• Ndenjëset e fëmijëve mund të lënë shenja në sediljet e automjetit për shkak të
masave për ta instaluar fort në zbatim të standardeve të sigurisë. Ky produkt është
projektuar për ta minimizuar sa më shumë të jetë e mundur këtë efekt. Prodhuesi
nuk mban përgjegjësi për gjurmët e mundshme që vijnë nga përdorimi normal i
ndenjëses së fëmijës në makinë.
• Asnjëherë mos ushtroni forcë te mekanizmat ose pjesët lëvizëse; nëse nuk jeni të
sigurt, kontrolloni më parë udhëzimet.
• Mbajeni produktin në një vend të thatë.
• Mbrojeni produktin nga agjentët atmosferikë, uji, shiu ose bora; për më tepër,
ekspozimi i vazhdueshëm dhe për kohë të gjatë në dritën e diellit mund të shkaktojë
ndryshime në ngjyrën e shumë materialeve.
• Pastroni pjesët plastike dhe metalike me leckë të njomë ose me detergjent të butë;
mos përdorni hollues, amoniak ose benzinë.
• Thani me kujdes pjesët metalike pas çdo kontakti me ujin për të parandaluar
formimin e ndryshkut.
UDHËZIME
LISTA E KOMPONENTËVE
BAZA CAB
fig. 1
A
Elementët anësorë të futjes së rripave
E RËNDËSISHME
Kontrolloni që mbi sediljen e makinës të mos ketë asgjë që mund të pengojë puthitjen
e mirë të bazës së makinës me ndenjësen.
86

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières