Makita CF100D Manuel D'instructions page 127

Masquer les pouces Voir aussi pour CF100D:
Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 10
5. Mos krijoni qark të shkurtër te kutia e baterisë:
(1) Mos i prekni kontaktet elektrike (terminalet) me asnjë material përçues.
(2) Shmangeni vendosjen e kutisë së baterisë në të njëjtën kuti së bashku me objekte të tjera metalike si
gozhdë, monedha, etj.
(3) Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ndaj ujit ose shiut.
Qarku i shkurtër i një baterie mund të shkaktojë rrjedhje elektrike, tejnxehje, madje edhe avari.
6. Mos e mbani pajisjen dhe kutinë e baterisë në vende ku temperatura mund të arrijë ose tejkalojë 50°C.
7. Mos e digjni kutinë e baterisë edhe nëse është e dëmtuar keqas ose është plotësisht jashtë përdorimit. Kutia e
baterisë mund të shpërthejë në kontakt me zjarrin.
8. Tregoni kujdes që bateria mos t'ju bjerë nga dora ose të goditet.
9. Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Asnjëherë mos e rikarikoni një kuti baterie që është plotësisht e karikuar. Mbikarikimi e shkurton jetëgjatësinë e
baterisë.
11. Bateritë që përmbajnë jone litiumi janë objekt i kërkesave të legjislacionit "Për mallrat e rrezikshme". Për
transportin komercial, p.sh. nga palë të treta, si agjenci transporti, duhet të respektohen kritere të veçanta për sa i
përket paketimit dhe emërtimit të tyre. Për përgatitjen e produktit që do të transportohet, këshillimi me një ekspert
për materiet e rrezikshme është i nevojshëm. Gjithashtu, ju lutemi të respektoni, aty ku është e mundur, edhe
rregulloret kombëtare më të detajuara. Shtrëngojini ose i mbuloni pjesët e ekspozuara dhe paketojeni baterinë në
atë mënyrë që mos të lëvizë brenda paketimit.
12. Për sa i përket hedhjes së baterisë, zbatoni rregulloret lokale.
RUAJINI KËTO UDHËZIME
KUJDES: Përdorni vetëm bateri origjinale Makita.
Përdorimi i baterive që nuk janë origjinale, ose baterive të ndryshuara, mund të rezultojë në shpërthim të baterisë
duke shkaktuar zjarre, lëndim personal dhe dëme. Kjo gjithashtu do ta bënte të pavlefshme garancinë për pajisjen
dhe karikuesin nga Makita.
Disa këshilla mbi mirëmbajtjen për një jetëgjatësi maksimale të baterisë:
1. Karikojeni kutinë e baterisë para se ajo të shkarkohet plotësisht. Gjithmonë ndalojeni pajisjen nga puna dhe
karikojeni kutinë e baterisë kur vini re se fuqia e saj është dobësuar.
2. Asnjëherë mos e rikarikoni një kuti baterie që është plotësisht e karikuar.
Mbikarikimi e shkurton jetëgjatësinë e baterisë.
3. Karikojeni kutinë e baterisë në temperaturë dhome në 10°C–40°C. Lejoni që kutia e një baterie të nxehtë të ftohet
para se ta karikoni atë.
4. Karikojeni kutinë e baterisë nëse nuk e përdorni për një kohë të gjatë (për më shumë se gjashtë muaj).
Montimi ose heqja e kutisë së baterisë (Fig. 3)
Gjithmonë fikeni pajisjen para se ta montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Për të hequr kutinë e baterisë, tërhiqeni nga pajisja në të njëjtën kohë që tërhiqni edhe butonin (10). Sigurohuni që ta
mbani fort ventilatorin me bateri ndërsa tërhiqni kutinë.
Për të instaluar baterinë, vendoseni në vijë të drejtë gjuhëzën në kutinë e baterisë me kanalin në vendin e caktuar
dhe më pas shtyjeni në vend. Gjithmonë shtyjeni deri në fund derisa të shkojë në vend dhe të dëgjoni një kërcitje
të vogël. Nëse mund ta shikoni treguesin e kuq (11), në pjesën e sipërme të butonit, atëherë ju nuk e keni mbyllur
plotësisht atë. Montojeni plotësisht atë derisa treguesi i kuq (11) të fiket. Nëse jo, atëherë ajo mund të bjerë
aksidentalisht nga pajisja dhe t'ju shkaktojë lëndime juve dhe ndonjë personi tjetër afër jush.
Mos përdorni forcë gjatë vendosjes së kutisë së baterisë. Nëse kutia nuk futet lehtësisht, atëherë ju nuk jeni
duke e futur në mënyrë të saktë atë.
Për ta vënë në punë ventilatorin me bateri duke përdorur kutinë e baterisë, ju lutemi referojuni udhëzuesit të
përshtatësit AC.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterisë (Fig. 4)
Vetëm për kutitë e baterive me tregues
Shtypni butonin e kontrollit (14) mbi kutinë e baterisë për të treguar kapacitetin e mbetur të saj. Llambat treguese
(13) ndizen për disa sekonda.
Llambat treguese
E ndezur
E fikur
Kapaciteti i mbetur
75% deri në 100%
50% deri në 75%
25% deri në 50%
127

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières