Lexoni me KUJDES instruksionet që vijojnë!
Në këtë mënyrë ju do të shmangni rrezikun e dëmtimit personal apo dëmtimit të pajisjes.
Pasi të hiqni paketimin, kontrolloni që pajisja nuk është e dëmtuar. Nëse gjeni dëmtim, apo
në shenjën e parë të një difekti (zhurma apo aroma jo të zakonshme), apo nqs ndodh ndonjë
problem brenda pajisjes, mos e përdorni atë dhe kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të
Shërbimit.
Pjesë të paketimit si (qese plasitike, etj.) nuk duhen lënë në prani të fëmijëve pasi janë burime të
mundshme rreziku.
Përdoreni pajisjen vetëm nëse kablli i korrentit është i padëmtuar. Nëse kablli është i dëmtuar,
ai duhet ndërruar: kontaktoni Qendrën e Autorizuar të Shërbimit. Rrezik vdekje nga goditje
elektrike.
Përdoreni pajisjen vetëm në ambiente të brendshme. Sigurohuni që pjesët elektrike, si spina,
kablli i korentit janë të thata. Asnjëherë mos e zhysni pajisjen në ujë. Mbrojeni pajisjen nga
sprucot dhe pikimet. Uji dhe elektriciteti bashkë përbëjnë një rrezik elektrifikimi.
Vendoseni pajisjen në korrent vetëm në priza që plotësojnë kerkesat sipas ligjit. Sigurohuni
që voltazhi i rrymës elektrike përputhet me nivelet e shënuara te etiketa e të dhënave, e cila
gjendet në fundin e pajisjes.
Sipërfaqja mbi të cilën do të vendoset pajisja duhet të jetë e niveluar, e fortë, e qëndrueshme, ti
rezistojë nxehtësisë; sipërfaqja mbështetëse nuk duhet ta kaloje këndin prej 2°.
Mos lejoni që pajisja të përdoret nga fëmijë apo persona me aftësi të kufizuara mendore,
fizike ose shqisore apo me mungesë eksperience dhe/ose aftësish, përveçse kur ata janë nën
mbikqyrje dhe drejtim të kujdeshshëem nga një person i përgjegjshëm për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikqyren për ti ndaluar së luajturi me pajisjen.
Mos e lini kabllin e korentit afër sipërfaqeve të nxehta, objekteve të mprehtë apo me anë të
mprehtë.
Asnjëherë mos i vendosni duart brenda ndarjes së kapsulave. Rrezik plagosjeje.
Gjithmonë mbajeni ulur levën. Anjëherë mos e ngrini levën ndërkohë që përgatitet produkti.
Kurrë mos hiqni pjesë të makinës. Mos fusni objekte tek të çarat apo pjesët e hapura. Kjo mund
të shkaktojë goditje elektrike. Çdo veprim që nuk përshkruhet në këtë manual duhet të bëhët
nga Qendra e Autorizuar e Shërbimit!
84
Përdorimi
Paralajmërimet e sigurisë