AEG DF 6861 Manuel D'utilisation page 115

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 10
1.
VËREJTJE
Zbatoni me përpikmëri udhëzimet e
përshkruara në këtë manual. Shoqëria
nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme
apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i
rregullave të përshkruara në këtë manual.
Oxhaku është projektuar vetëm për
përdorim shtëpiak.
Kujdes! Mos e lidhni pajisjen me rrymën
elektrike pa kryer plotësisht instalimin.
Përpara çdo veprimi pastrimi ose
mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga
rryma elektrike duke hequr spinën ose duke
ulur siguresës e përgjithshme të banesës.
Gjatë ë gjitha veprimeve montuese apo të
mirëmbajtjes përdorni dorashka pune.
Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose
nga persona që nuk janë në gjendje nga
pikëpamja fi zike, shqisore apo mendore,
dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë
për përdorimin e pajisjes, në të kundërt
duhet të mbikqyren ose të mësohen për
përdorimin e saj nga një njeri i përgjegjshëm
për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me
qëllim që të mos luajnë me pajisjen.
Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse rrjeti
i fi ltrave nuk është montuar siç duhet!
Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si
mbështetëse për të vendosur sende, veç në
rast se janë të këshilluara posaçërisht.
Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me
pajisje të tjera me gaz apo lëndë të tjera
djegëse, ambjenti duhet të ajroset në
mënyrë të mjaftueshme.
Ajri i thithur nuk duhet të dërgohet kurrë
në një tubacion që përdoret për nxjerrjen e
tymit të pajisjeve me djegje gazi apo lëndë
të tjera djegëse. Është e ndaluar rreptësisht
të gatuani me fl akë poshtë oxhakut thithës.
Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë fi ltrat
dhe mund të shkaktojë zjarr, prandaj duhet
të mënjanohet patjetër.
Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të
bëhen nën vëzhgim për të parandaluar
zjarrin në rast tejnxehjeje të vajit.
Kur suprina është duke punuar pjesët e
oxhakut mund të nxehen.
Për sa i përket masave teknike dhe
të sigurisë që duhet të zbatohen për
nxjerrjen e tymit, duhet të zbatohen me
përpikmëri rregulloret e ndërmarrjeve lokale
kompetente.
Oxhaku duhet të pastrohet rregullisht si
brenda ashtu edhe jashtë (TË PAKTËN
NJË HERË NË MUAJ, duke respektuar
rregullat e përshkruara në këtë manual)
Moszbatimi i këtyre rregullave të pastërtisë
së oxhakut dhe të ndërrimit e pastrimit të
fi ltrave të yndyrës përbën rrezik zjarri.
Mos e përdorni oxhakun nëse llambat
nuk janë të vendosura siç duhet për të
mënjanuar kështu rrezikun e dridhjeve nga
rryma elektrike.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për
pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara
nga moszbatimi i rregullave të përshkruara
në këtë manual.
2. PËRDORIMI
Oxhaku shërben për të thithur tymrat dhe
avujt që vijnë nga gatimi.
Në manualin e instalimit bashkëngjitur
tregohet se cili është versioni i mundshëm
që mund të përdoret për modelin që keni në
dispozicion mes variantit thithës me nxjerrje
jashtë të tymrave
riciklim të brendshëm
3. MONTIMI
Tensioni i rrymës duhet të përkojë me
tensionin e treguar në etiketën e vendosur
nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse
ka një spinë atëherë lidheni oxhakun me
prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të
vendosur në një zonë të arritshme edhe
pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë
(me lidhje direkte ose me qark elektrik),
ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të
arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një
çelës sigurese që garanton shkëputjen e
plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast
mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të
rregullave të montimit.
Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun
e oxhakut me rrymën elektrike dhe të
verifi koni funksionimin e drejtë, kontrolloni
gjithnjë që kablloja ushqyese të jetë
montuar si duhet.
SHQIP
115
ose fi ltrues me
.

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières