Electrolux EFL10565OX Manuel D'utilisation page 161

Table des Matières

Publicité

Për të kryer fikjen në zero duhet të
përsërisë dy herë procedurën e përshkruar
më sipër.
Herën e parë anullohet treguesi i bllokimit
të filtrit të yndyrërave dhe herën e dytë
anullohet treguesi i bllokimit të filtrit prej
karboni.
Në mënyrën standarte të përdorimit, pajisja
që sinjalizon bllokimin e filtrit prej karboni
është çaktivizuar.
Në rastin kur oxhaku përdoret në
mënyrën e riqarkullimit, ky sinjal duhet të
çaktivizohet.
Aktivizimi i sinjalit të bllokimit të filtrit
prej karboni:
Oxhaku duhet të fiket.
Aktivizoni pajisjen duke mbajtur të shtypur
njëkohësisht butonët 2 dhe 3 për 3
sekonda.
"1" dhe "2" pulsojnë për 2 sekonda mbi
ekran.
Për të çaktivizuar sinjalin mbani të shtypur
sërish butonat 2 dhe 3 për 3 sekonda: "1"
pulson për 2 sekonda dhe pastaj ndalon së
pulsuari.
Funksionimi automatik
Vendoja në punë e oxhakut nëpërmjet
butonave është një funksionim tradicional,
për të aktivizuar funksionimin automatik
shtypni butonin "4".
Sistemi parashikon dy lloje funksionimi
automatik.
-
Mënyrën Sensor të tymrave që
garanton një thithje të mirë të tymrave
gjatë gatimit.
-
Mënyrën Riqarkullim të ajrit të ambjentit
që është një sistem kontrolli që
garanton një nivel të lartë të cilësisë së
ajrit.
Këto dy mënyra vihen në funksionin
qarkullues duke shtypur butonin "4".
Mënyra Sensor e tymrave, shkronja C
shfaqet në ekran.
Gjatë gatimit, sistemi vepron menjëherë
në rritjen e avujve dhe të tymrave dhe
funksionon me shpejtësinë e paracaktuar
për të paktën 1 minutë para se të kalojë në
një shpejtësi më të vogël/të fiket.
Kur gatimi mbaron parametrat ambjentalë
kthehen në nivelet para fillimit të gatimit,
sistemi fiket.
Nëse parametrat janë afërsisht të njëjtë me
kushtet e pushimit, sistemi fik oxhakun pas
30 minutash.
Mënyra Riqarkullim i ajrit të ambjentit,
shkronja A shfaqet në ekran.
Sistemi kundërvepron mënjeherë me rritjen
e avujve dhe të tymrave dhe fuksionon
me shpejtësinë e paracaktuar të paktën 1
minutë para se të kalojë në një shpejtësi
më të ulët/ të fiket.
Kur avujt dhe tymrat zhduken dhe
parametrat ambjentalë kthehen në nivelet
para gatimit, sistemi fiket.
Mund të dilet nga kjo mënyrë duke shtypur
butonat "1", "2" dhe "4".
Në mënyrën e riqarkullimit të ajrit,
kohëzgjatja e fikjes automatike
(funksionimi automatik) mund të jetë
më e gjatë. Kjo për arsye të filtrit të
karbonit; këshillohet fikja manuale.
Testi i sensorëve
Kryehet në mënyrë të vazhdueshme në
funksionimin automatik. Në rast anomalie
"8" pulson në ekran (lidhuni me shërbimin e
asistencës teknike), gjithësesi oxhaku mund
të përdoret në funksionimin tradicional.
Kalibrimi manual
Fikni oxhakun dhe mbani të shtypur
njëkohësisht butonët "1" e "4" per 3".
Një llambushkë pulson në ekran.
Këshillohet të kryhet ky veprim:
kur oxhaku instalohet për herë të parë
kur rryma elektrike ndërpritet për disa orë
ose disa ditë
si rezultat i një ndryshimi shumë të shpejtë
të temperaturës së kuzhinës.
Sinjalizimi i pllakës së gatimit
Ky veprim të lejon përmirësosh
funksionimin automatik të oxhakut.
Vazhdoni si më poshtë:
Fikni oxhakun dhe mbani të shtypur
njëkohësisht butonët "1" e "3" per 3"
derisa pllaka e gatimit e përdorur të bëhet e
dukshme në ekran:
SHQIP
161

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières