Télécharger Imprimer la page

Electrolux EIS84486 Notice D'utilisation page 17

Masquer les pouces Voir aussi pour EIS84486:

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 89
8.1 Enë gatimi
Për zonat me gatim me
induksion, fusha e fortë elektro-
magnetike krijon shumë shpejt
një nxehtësi në enën e gatimit.
Përdorni zonat e gatimit me induksion me
enë të përshtatshme.
• Bazamenti i enës së gatimit duhet të jetë
sa më i trashë dhe i sheshtë që mundet.
• Sigurohuni që bazamentet e tiganëve të
jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i
vendosni mbi sipërfaqen e pianurës.
• Për të shmangur gërvishtjet, mos e
rrëshqisni ose fërkoni tenxheren nëpër
xhamin qeramik.
Materiali i enës së gatimit
• të sakta: giza, çeliku, çeliku i emaluar,
inoksi, bazamenti me shumë shtresa (me
shënimin e duhur nga prodhuesi).
• të gabuara: alumini, bakri, tunxhi, qelqi,
qeramika, porcelani.
Ena është e përshtatshme për një pianurë
me induksion nëse:
• uji zien shpejt në një zonë të vendosur në
shkallën më të lartë të nxehtësisë.
• magneti tërhiqet drejt fundit të enës së
gatimit.
Dimensionet e enës së gatimit
• Zonat e gatimit me induksion u përshtaten
automatikisht përmasave të bazamentit të
enëve.
• Efikasiteti i zonës së gatimit lidhet me
diametrin e enës së gatimit. Enët me
diametër më të vogël se diametri minimal
thithin vetëm një pjesë të energjisë së
krijuar nga zona e gatimit.
• Për arsye sigurie dhe rezultate të gatimit,
mos përdorni enë gatimi më të madhe
sesa dimensionet e treguara në
„Specifikimi i zonave të gatimit".
Shmangni mbajtjen e enëve të gatimit afër
panelit të kontrollit gjatë seancës së
gatimit. Kjo mund të ndikojë në
funksionimin e panelit të kontrollit ose të
aktivizojë aksidentalisht funksionet e
pianurës.
Referojuni kapitullit "Të dhënat
teknike".
8.2 Tiganët e duhur për funksionin
Skuq në tigan
Përdorni vetëm tiganë me bazament të
sheshtë. Për të kontrolluar tigani është ai i
duhuri:
1. Vendoseni tiganin përmbys.
2. Vendosni një vizore në fund të tiganit.
3. Provoni të vendosni një monedhë 1, 2
ose 5 cent (ose me trashësi të ngjashme)
ndërmjet vizores dhe fundit të tiganit.
a. Nëse mund ta vendosni monedhën
në hapësirën ndërmjet vizores dhe
tiganit, atëherë nuk është tigani i
duhur.
b. Nëse nuk mund ta vendosni
monedhën në hapësirën ndërmjet
vizores dhe tiganit, atëherë është
tigani i duhur.
8.3 Zhurmat gjatë punës
Nëse arrini të dëgjoni:
• zhurmë kërcitëse: enët janë të përbëra
nga materiale të ndryshme (strukturë
sandviç).
• tingull fishkëllime: përdorni një zonë
gatimi me nivel të lartë fuqie dhe ena
është e përbërë nga materiale të
ndryshme (një strukturë sandviç).
SHQIP
17

Publicité

loading