Télécharger Imprimer la page

Skil 0792 Serie Notice Originale page 83

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 9
• Bllokuesi i kordonit !
- kaloni lakun e kordonit zgjatues mbi bllokues F si në
ilustrim
- tërhiqeni fort për të siguruar kordonin zgjatues
• Ndezje/Fikje @
- ndizeni veglën duke shtypur çelësin e aktivizimit G
- fikeni veglën duke lëshuar çelësin e aktivizimit G
! para se ta ndizni pajisjen, sigurohuni që të mos
jetë në kontakt me ndonjë objekt
! pas fikjes së pajisjes, motori vazhdon të punojë
për disa sekonda
• Fryrja #
- zgjidhni modalitetin e fryrjes me çelësin H si në ilustrim
(vetëm kur vegla të jetë e fikur)
- me anë të rrotës J shpejtësia maksimale mund të
ndryshohet nga e ulët në e lartë (1-7) (0796)
• Thithja/grirja $
- sigurohuni që qesja e mbledhjes C 2 të jetë e lidhur
me pajisjen (për montimin, shikoni 2)
- zgjidhni modalitetin e thithjes me çelësin H si në
ilustrim (vetëm kur vegla të jetë e fikur)
- me anë të rrotës J shpejtësia maksimale mund të
ndryshohet nga e ulët në e lartë (1-7) (0796)
! mos thithni objekte të forta si gurë, copa xhami,
pjesë metalike
- mos thithni lëngje
- mos thithni sasi të mëdha gjethesh në të njëjtën kohë
për të shmangur kështu bllokimin e vrimës së thithjes
dhe të helikës së grirësit
- fuqia e grirjes varet nga madhësia e gjetheve dhe
lëgashtia e mbetur te to
! kur pajisja ndalon papritur, fikeni menjëherë,
hiqeni spinën nga rrjeti elektrik dhe hiqni çdo
material të bllokuar mes helikës së grirësit dhe
kasës
- boshatisni rregullisht qesen e mbledhjes C 2
(kapaciteti i thithjes ulet shumë kur qesja mbledhëse
është plot)
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës %
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- përdorni rrotën mbështetëse K për lehtësi në drejtimin
e tubit nëpër tokë
- për rezultate optimale, ruani një distancë prej 5-10 cm
nga toka
• Boshatisja e qeses mbledhëse ^
! fikni pajisjen dhe hiqni spinën
- prisni deri sa helika të ndalojë plotësisht para se të
hiqni qesen mbledhëse nga pajisja
- hapni zinxhirin e qeses mbledhëse dhe boshatiseni
plotësisht
- materiali i dekompozuar nuk ka lidhje me mbetjet
familjare
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes L 2)
- pastrojeni pajisjen pas çdo përdorimi me një furçë të
butë ose një copë (mos përdorni produkte pastrimi
ose tretës)
- hiqni qesen mbledhëse pas çdo përdorimi, kthejeni
mbrapsht dhe pastrojeni plotësisht me furçë
- pas heqjes së qeses mbledhëse, sigurohuni që
papastërtitë e mbetura të jenë hequr nga zona e daljes
së ajrit
• Magazinimi &
- montoni mirë në mur shinën e magazinimit S me 4
vida (nuk përfshihet) dhe nivelojeni horizontalisht
- magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme
në një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
- mos e mbuloni pajisjen me plastmas (plastika mund
të shkaktojë lagështi dhe rrjedhimisht ndryshk/
gërryerje)
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
• Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve,
shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse
këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin,
kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të
shërbimit)
! fikni veglën dhe hiqeni spinën para se të
shqyrtoni problemin
★ Vegla nuk funksionon
- nuk ka furnizim me energji -> kontrolloni furnizimin me
energji (kablloja elektrike, automatet, siguresat)
- spina nuk është e lidhur -> vendosni spinën
- kordoni zgjatues i dëmtuar -> ndërroni kordonin
zgjatues
- çelësi i ndezjes/fikjes me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
- furçat e karbonit të konsumuara -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
- motori me defekt -> kontaktoni me shitësin/pikën e
shërbimit
- tubi i fryrjes/thithjes jo plotësisht i montuar -> montoni
tubin e fryrjes/thithjes me dy pjesë
★ Vegla punon me ndërprerje
- çelësi i ndezjes/fikjes me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
- lidhjet e brendshme me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
- helika e bllokuar nga një objekt i huaj -> hiqni
bllokimin
★ Nuk ka fuqi/fuqi i ulët në fryrje
- çelësi i zgjedhjes në modalitetin e thithjes ->
vendoseni çelësin e zgjedhjes në modalitetin e
fryrjes
★ Nuk ka fuqi/fuqi i ulët në thithje
- çelësi i zgjedhjes në modalitetin e fryrjes -> vendoseni
çelësin e zgjedhjes në modalitetin e thithjes
- qesja mbledhëse është plot/e pisët -> boshatisni/
pastroni qesen mbledhëse
- vrima e thithjes e mbushur ose e bllokuar nga një
objekt i huaj -> hiqni pengesën
83

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

0796 serieF0150792 serieF0150796 serieF0150792aa