2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i
kualifikuar.
• Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të
përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
• Nëse simboli ( ) nuk është i printuar në pllakëzën e
specifikimeve, pajisja duhet të tokëzohet.
• Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si
duhet.
• Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
• Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo
zgjatuese.
• Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga
kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke
e kapur nga spina.
• Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara
duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos hiqet pa
vegla.
• Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja
elektrike e lirë dhe e papërshtatshme mund ta nxehë shumë
terminalin.
• Lidheni pajisjen në fund të instalimit. Sigurohuni që rrjeti
elektrik të jetë i arritshëm pas montimit.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike.
• Kjo pajisje përdoret vetëm për qëllime gatimi. Mos e
përdorni pajisjen për qëllime të tjera.
• Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
266