Télécharger Imprimer la page

ZANKER ZKP9221X Manuel D'utilisation page 86

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 8
Paralajmërimet dhe këshilla
SQ
• Udhëzimet për përdorimin u
referohen modeleve të ndryshme
të këtij aparati. Si rrjedhim,
mund të gjenden përshkrime të
karakteristikave të veçanta që nuk
i përkasin aparatit të vet specifik.
• Prodhuesi nuk mund ta konsiderojë
veten përgjegjës për dëme
eventuale që shkaktohen nga
instalimi ose përdorimi jo i duhur.
• Distanca minimale e sigurisë midis
platformës e aspiratorit është
prej 650 mm (disa modele mund
të instalohen në një lartësi më
të vogël; shikoni paragrafin për
përmasat e punës e për instalimin).
• Kontrolloni tensionin e rrymës në
rrjet nëse korrespondon me atë që
shënohet në targën e të dhënave
të vendosur brenda aspiratorit.
• Për aparatet e Klasës I, kontrolloni
që rrjeti i ushqimit të shtëpisë të
ketë një lidhje të duhur me masë.
Lidheni aspiratorin me kanalin e
tymrave me anë të një tubi me
diametër minimal prej 120 mm.
Rruga e tymrave duhet të jetë sa
më e shkurtër që të jetë e mundur.
• Mos e lidhni aspiratorin me kanalet
e tymrave që transportojnë tymra
të djegies (p.sh. të kaldajave,
oxhaqeve, etj.).
• Nëse aspiratori përdoret në
kombinim me aparate jo elektrike
(p.sh. aparate me gaz), duhet të
garantohet një ajrim i mjaftueshëm
në lokal për të ndaluar kthimin e
fluksit të gazrave të shkarkimit.
Kuzhina duhet të ketë një hapje
që komunikon drejtpërdrejt me
jashtë për të siguruar vërshimin
86
e ajrit të pastër. Kur aspiratori për
kuzhinën përdoret në kombinim me
aparate jo të ushqyera me rrymë
elektrike, trysnia negative në lokal
nuk duhet të kalojë 0,04 mbar për
të shmangur rithithjen e tymrave
në lokal nga aspiratori.
• Në rast dëmtimi të kavos së
ushqimit me energji elektrike, duhet
që të zëvendësohet nga prodhuesi
ose nga reparti i asistencës teknike
për të shmangur çfarëdolloj rreziku.
• Nëse udhëzimet e instalimit të
platformës me gaz përcaktojnë
një distancë më të madhe se sa
ajo e treguar më sipër, është e
nevojshme të mbahet parasysh.
Duhet të respektohen të gjitha
normativat që kanë të bëjnë me
shkarkimin e ajrit.
• Përdorni vetëm vidha e vogëlina
të llojit të duhur për aspiratorin.
Njoftim: në rast se nuk instalohen
vidhat ose mekanizmat e fiksimit
në përputhje me këto udhëzime
mund të shkaktohen rreziqe për
goditje elektrike.
• Lidheni aspiratorin e ushqimit të
rrjetit nëpërmjet një çelësi bipolar
me distancë midis kontakteve me
të paktën 3mm.
Përdorimi
• Aspiratori është projektuar
ekskluzivisht për përdorim shtëpiak
me qëllim eliminimin e erërave
nga kuzhina.
• Mos e përdorni kurrë aspiratorin
për qëllime të ndryshme nga ato
për të cilat është projektuar.
• Mos e lini kurrë flakën e lartë nën
aspirator kur është në punë.

Publicité

loading