Vënia Në Punë - Hansgrohe Axor Urquiola 42501000 Instructions D'utilisation Et De Montage

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 6
Montimi
Dëmtime të njerëzve dhe sendeve nga rrëzi-
mi i radiatorit!
Kontrolloni dyshemenë nëse përballon peshën:
> 150 kg.
Vidhat dhe upat e bashkëngjitura janë të përshtatshme
vetëm për beton.
Për llojet e tjera të mureve, lexoni udhëzimet e
prodhuesit të upave.
Kini parasysh rregulloret e veçanta në ndërtesat
publike.
Dëmtime të sendeve të shkaktuara nga ma-
gnetizmi!
Në fushën e nxehtësisë gjenden magnete, të cilët mund
të shuajnë bartësit magnetik të informacionit, si p.sh.
kartat bankare.
Gjatë montimit, mos mbani me vete në trup karta
bankare ose sende të ngjashme.
Aksesor i domosdoshëm
Ventil termostati me funksion rregullues, në mënyrë që në
radiator të kryeht një barazim hidraulik
Koka e termostatit
Hapat përgatitës (→ Fig. 1–2)
Hapni paketimin largoni nga radiatori në pjesën e pasme
mbrojtësen e transportit.
Produktin e marrë në dorëzim kontrollojeni nëse është i plotë
dhe i padëmtuar.
Bëni gati veglat.
Montoni radiatorin (→ Fig. 3–10)
Foletë e sipërme montojini në profilet e murit.
Çmontoni tapat plastike në radiator.
Shënoni vrimat e shpimit. Kini parasysh distancat minimale:
Radiatori – dyshemeja: 150–200 mm.
Radiatori – mbulesa e dhomës: 100 mm.
Radiatori – muri anësor: 50 mm.
Shponi vrimat dhe vendosni upat.
Vidhosni me forcën e dorës profilet e murit dhe foletë e
poshtëme me fileto dhe vidha.
Niveloni profilet e murit me nivel dhe vidhosini.
Varni radiatorët me një person të dytë.
Fusni mbajtësit e distancës përkatësisht nga poshtë në profilin
e murit si dhe foletë në radiator.
Orientoni radiatorin nëpërmjet mbajtësit të distancave në
kënd të drejtë.
Montoni aksesorët dhe grilat (→ Fig. 11)
Sipas nevojës, montojini varëset e peshqirëve/çengelët në
grila ose tek një pasqyrë e palosshme (→ udhëzime më vete).
Varni grilat. Sigurohuni që grilat të lidhen në pjesën e
sipërme me radiatorin.
Ndërfaqja
Ventili automatik i ajrimit (E) është montuar më parë (→ Fig. B).
Lidhni në krahun e ujit radiatorin me ventilin e termostatit me
funksion rregullues (→ Udhëzim i prodhuesit).
Vënia në punë
Ventili i ajrimit e kryen ajrimin automatikisht në gjendje
të mbyllur.
Mos e hapni plotësisht ventilin e ajrimit.
Zëvendësoni valvulat e ajrimit dhe mos i mbuloni
me një kapak.
Mbusheni radiatorin dhe ajroseni. Rrezik përvëlimi!
Kontrolloni padepërtueshmërinë e radiatorit dhe tubacioneve
të ujit.
Shmangia e defekteve
Ventili i ajrimit e kryen ajrimin automatikisht në gjendje
të mbyllur. Nëse kjo gjë nuk ndodh, mund të realizohet
një ajrim manual nëpërmjet hapjes së ventilit të ajrimit.
Mos e hapni plotësisht ventilin e ajrimit.
Zëvendësoni valvulat e ajrimit dhe mos i mbuloni
me një kapak.
Hapeni ventilin e ajrimit me një rrotullim maksimal prej ¼ në
drejtim kundër-orar.
Mbusheni radiatorin dhe ajroseni. Rrezik përvëlimi!
Kontrolloni padepërtueshmërinë e radiatorit dhe tubacioneve
të ujit.
Mbylleni ventilin e ajrimit në drejtim orar dhe provojeni për
padepërtueshmëri.
53

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières